By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Madonna mezi e mban gjoksin me një fustan të prerë
September 19, 2025
Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së
September 19, 2025
Këngëtari amerikan, në makinën e se cilit u gjet trupi i copëtuar i një vajze 15-vjeçare, e përmendi emrin e saj në këngë
September 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 19, 2025
Një vakt i plotë në këtë restorant kushton vetëm 4 euro: Shikoni çfarë merrni
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejtori Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Drejtori Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve
Sport

Drejtori Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve

Kosova Times
Last updated: 2025/05/20 at 10:24 PM
Kosova Times Published May 20, 2025
Share
SHARE
Pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit, flet Kushtrim Zeqiri, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Gjilanit.
Ai thekson se në emër të institucionit dhe si drejtor ka kënaqësinë të ndaj me qytetarët e Gjilanit një rrugëtim të gjatë, të vështirë, por jashtëzakonisht domethënës: ndërtimin e Stadiumit të Qytetit – një ëndërr e kahershme për sportdashësit, të rinjtë dhe të gjithë komunitetin tonë.
“Ky projekt nuk ka qenë i lehtë. Përkundrazi, është njëra nga sfidat më komplekse me të cilat jemi përballur ndonjëherë si institucion. Gjendja e tij në raportin e Auditorit Kombëtar ishte një kambanë alarmi për të gjithë ne – ku përmendej qartë tejkalimi i pozicioneve, ndalja e punimeve dhe bllokimi total i projektit për shkak të mungesës së projektit zbatues”, tha Kushtrim Zeqiri.
Drejtori shtoi se ishte një situatë e palakmueshme, që për më tepër kishte sjellë deri në ndërprerjen e kontratës me operatorin ekonomik, për shkak të pamundësisë për të vazhduar më tej pa dokumentacionin bazik ligjor.
Më tej ai tregoi se në momentin kur morën përsipër këtë sfidë, gjithçka nisi nga pika zero. Në harmoni me MKRS, filluan me hartimin e projektit të ri, të detajuar, duke respektuar të gjitha standardet bashkëkohore të UEFA-s, por edhe duke pasur parasysh kushtet reale të parcelës në fjalë. Madje, edhe ajo tokë që ishte dedikuar për stadium, për shumë vite kishte qenë e zënë nga kultura të ndryshme bujqësore, dhe largimi i tyre ishte një proces i ndërlikuar e me shumë tension, që kërkonte koordinim me institucionet tjera përgjegjëse.
DrejtorI i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thekson se pas kalimit të kësaj sfide, u pajisën me leje ndërtimi dhe dokumentacion të plotë për të nisur procedurat e prokurimit.
Ishin muaj të tërë pune teknike, koordinime ndërinstitucionale, konsultime me profesionistë dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.
“Por sot, me krenari dhe me emocion të thellë, ju njoftoj se kontrata për fillimin e punimeve për Stadiumin e Qytetit është nënshkruar! Ky është një moment historik për Gjilanin. Stadiumi do të fillojë së ndërtuari dhe sipas planifikimeve, do të përfundojë brenda 24 muajve të ardhshëm”, tha Kushtrim Zeqiri.
Drejtori shton se Stadiumi i Qytetit nuk është vetëm projekt ndërtimor – është simbol i besimit, i durimit dhe i përkushtimit për të çuar përpara një vizion që i takon të rinjve tanë, sportistëve tanë dhe brezave që vijnë.
“Gjilani e meriton një stadium modern. Dhe sot, më shumë se kurrë, jemi më afër realizimit të kësaj ëndrre”, tha Kushtrim Zeqiri, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Gjilanit.
Mund të jetë një imazh i tenis, harta dhe planimetri e katit

You Might Also Like

Mourinho: Bëra gabim që shkova në Turqi, nuk është niveli im kulturor

Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s

Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag

Vedat Muriqi sërish shënon gol për Mallorca-n

Kosova Times May 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i mbrojtjes britanike: Retorika bërthamore e Putinit, thellësisht e papërgjegjshme

Kosova Times Kosova Times October 19, 2022
Riparimi i Urës së Krimesë pritet të zgjasë me muaj
Vaksina qe parandalon perseritjen e kancerit te pankreasit nis testimet
KQZ pezulloi dy parti politike, nuk dorëzuan raport financiar të vitit 2024
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?