By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RREZIKIMI I SIGURISË KOMBËTARE NË KOSOVË
June 13, 2025
MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta
June 13, 2025
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 31-të
June 13, 2025
Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
June 13, 2025
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jemi një shoqëri e vetëbllokuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Jemi një shoqëri e vetëbllokuar
Opinion

Jemi një shoqëri e vetëbllokuar

Kosova Times
Last updated: 2025/05/21 at 8:03 AM
Kosova Times Published May 21, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Milazim KRASNIQI

Zgjedhjet parlamentare nuk ofruan asnjë zgjidhje të problemeve të grumbulluara të shoqërisë sonë. Në këtë rast, nuk është faji i zgjedhjeve si të tilla, as vetëm faji i partive politike, po faji është edhe i vetë shoqërisë. Pse? Sepse kjo shoqëri nuk e ka aftësinë e ndryshimit të vetes, as me anën e zgjedhjeve. Kjo shoqëri nuk arrin t’i shfrytëzojë zgjedhjet për të hapur një mundësi më të mirë për veten e saj. Kjo shoqëri i shfrytëzon zgjedhjet, për të veshur me pushtet ata persona e ato grupe që e kanë sjellë në këtë derexhe të degradimit moral, kombëtar, fetar e gjithsesi edhe politik. Preokupimi kryesor i pjesës më të madhe të kësaj shoqërie, ende pa filluar fushata, është se cilët persona të fortë e arrogantë, kur e kur edhe me prirje thjesht kriminale, do të dalin më të fortë nga zgjedhjet, e jo se si të largohen nga politika. Kjo pjesë e shoqërisë, që në fakt përbën shumicën, është mësuar me këtë gjendje. Si ato grupe shoqërore, që përkrahin individë e parti të dhunshme, si ato grupe që janë indiferente dhe e bojkotojnë mundësinë e ndryshimit, janë pjesë e të njëjtit baltak të ndotur moralisht.

Njëra nga arsyet pse shoqëria jonë është bllokuar në mjerimin e vet, ka të bëjë me traumën e pashëruar nga spastrimi etnik dhe gjenocidi serb. Shumica e ne shqiptarëve të Kosovës kemi kaluar nëpër përvoja të tmerrshme gjatë luftës, që nga ekzekutimet e familjarëve dhe të afërmve, dëbimeve nga shtëpitë, djegiet e shtëpive dhe të pronave të tjera, mbajtja në kampe përqendrimi, dhunimet e numërta të grave e të burrave, zhdukja e kufomave të të ekzekutuarve. Të gjitha këto tragjedi kanë mbetur të gravuara në kujtesë, pa u shëruar kurrë. Për shërim të traumës kolektive e individuale nuk ka pasur një program adekuat shoqëror rehabilitimi. Nuk ka pasur as debat të sinqertë e hapur lidhur me atë që na ka ndodhur si popull. Përkundrazi, pas çlirimit e tërë tragjedia është mbuluar si me vello nuseje nga triumalizmi, nga militantizmi dhe narracione të pavërteta. Këto narracione të pavërteta, shoqërinë e traumatizuar e ka bërë edhe shoqëri gënjeshtare. Shoqëria jonë nuk pati energji e guxim të ngrihej në këmbë, të adresonte përgjegjësinë dhe të bëhej sovrane, në kushtet e lirisë. Vazhdoi të jetonte në frikë, të votonte me inat, të duronte në antkh. Këtu jemi edhe tash, shoqëri thellësisht e traumatizuar dhe e frikësuar, një shoqëri që aktron se gjoja është shoqëri e rehabilituar nga trauma dhe e liruar nga frika, pa qenë e rehabilituar nga trauma dhe pa qenë e liruar nga frika.

Shumica e njerëzve gjetën një mënyrë hipokrite për ta maskuar traumën dhe frikën që bartin në shpirt: me anën e hedonizmit të shfrenuar dhe të konsumerizmit pa karar. Epidemia hedoniste prodhoi një peizash të tmerrshëm shoqëror: masazhhane e shtëpi publike anëkend Kosovës, bastore e kumarhane anekënd Kosovës, motele, hotele ku për të bërë seks paguhen vetëm pesë euro, restorante e salla dasmash luksoze, hyxhyme me përmasa eksodi në bregdetin shqiptar, syneti, fejesa e dasma të hallakatura, me shpenzime marramendëse, etj. E gjitha kjo jetë hedoniste e konsumeriste, me kosto financiare të lartë, mbulohet nga kreditë e konsumit me kamata ngulfatëse, nga remitancat, nga vjedhjet e fondeve publike, nga pjesëmarrja aktive e masive në ekonominë informale, nga aktivitete kriminale, nga fajdeja e në disa raste edhe nga plaçkitje ordinere. Këto turma njerëzish të përfshirë në zdërhallje hedoniste e konsumeriste, shtiren sikur janë të lumtur e të fortë, si nën efektin e drogave, por në fakt janë po ata njerëzit e traumatizuar e të frikësuar, që nuk guxojnë të ballafaqohen as me problemet reale, madje as me veten e vet. Aq më pak me pushtetin. Shoqëria jonë është e dështuar edhe për një shkak themelor: elitat politike dhe intelektuale realisht kanë hequr dorë masivisht nga shqiptarizmi, nga ideologjia kombëtare, nga morali kombëtar, nga vlerat kombëtare. Këto kanë mbetur vetëm si relike në gojët e disa nostalgjikëve, të cilët edhe ashtu me ideologjinë majtiste kanë qenë të hendikepuar që nga fillesa, sepse komunizmi me definicion është antikombëtarizëm. Nëse doni të bindeni për sa u tha lidhur me dezertimin nga shqiptarizmi, merrini dhe shikojini librat shkollorë, letërsinë shqipe që shkruhet në Kosovë viteve të fundit, gazetarinë e viteve të fundit, muzikën, artet figurative dhe do të shihni se janë larguar tërësisht nga tematikat kombëtare, nga motivet, nga kujtesa dhe nga idetë kombëtare. Merrini shikojini emrat e dyqaneve dhe do të shihni se mbi 90% nuk janë emra shqip. Merrini dhe analizojeni të folurit e politikanëve dhe do të shihni se shumica prej tyre flasin shqip, por nuk mendojnë si shqiptarë, në kuptimin kulturor e moral të fjalës. Pra, këto elita e kjo shoqëri kleptomane e konsumeriste, shqiptarizmin e kanë plagosur rëndë. Si duket ndihen të çliruar nga kufizimet morale, që do t’ua impononte shqiptarizmi, prandaj nuk kanë më asnjë kufi në ambiciet e shfrenuara. Shoqëria jonë është e dështuar edhe në planin moral dhe fetar. Përkundër gjithë këtyre xhamive dhe kishave, shumica e të cilave janë ndërtuar pas çlirimit, ndikimi i hoxhallarëve dhe i priftërinjve në shoqëri e madje edhe në xhematet (grixhen) e tyre, është minimal, është i pahetueshëm. Ata nuk e kanë gjetur mënyrën adekuate të komunikimit me njerëzit, në rrethanat tona gjeokulturore, gjeopolitike dhe të kohës sonë postmoderne. Ata bëjnë monolog, në stilin si kanë folur pararardhësit e tyre para disa shekujve, duke tentuar të prodhojnë efekte psikologjike te masa, e jo edukim dhe gjykim kritik. Drejtuesit fetarë praktikisht janë shndërruar në brende të industrisë së festave: dalin në televizor në festa fetare, me mesazhe që nuk mbështeten fare në realitet, pastaj zhduken disa muaj nga skena, deri në festën e radhës. Këtyre u shkon për shtat vargu i Alen Boskesë, “Jeta ndodhi pa ne.” Edhe pjesën më të madhe të besimtarëve e kanë tëhuajsuar, ia kanë injektuar ndjenjën e inferioritetit, e kanë mësuar që të jetë e dëgjueshme, miratuese, letargjike, nihiliste. Ia kanë lëkundur vetëbesimin dhe dinjitetin. Prandaj shoqëria as nga kjo anë nuk ka një zgjidhje, madje as ngushëllim. Në këtë ambient të një shoqërie të traumatizuar, të çmoralizuar dhe të frikësuar, politikanët mashtrues jetojnë si veshka në dhjam. Ata dikund premtojnë, dikund kërcënojnë, dikund diçka realizojnë, dikund dëmtojnë, por e gjitha kalon pa u penalizuar nga shoqëria, që ndihet e frikësuar dhe që edhe vetë e ndjen se nuk është e pafajshme. Partitë politike në këtë ambient ndihen pronare të shtetit, pronare të shoqërisë. Nuk kanë ndonjë drojë as nga zgjedhjet, sepse e din se nuk mund të ketë ndryshime, në një shoqëri që është vetëbllokuar. Partitë e zhvillojnë betejën elektorale të radhës, për ta ndarë e rindarë pushtetin, moskokëqarëse ndaj shoqërisë letargjike e ndaj shtetit, që vegjeton në prag të dështimit fatal. Megjithatë, në çdo cikël zgjedhor partitë freksohen me “prurje të reja”, pra, persona që në ndërkohë janë pjekur që të futen në politikë,që të zhvatin diçka edhe ata. (Sintagma “prurjet e reja” ma kujton një imazh nga fëmijëria, kur përroi vërshonte dhe sillte ndoca gjëra, për të cilat thuhej: “i ka pru reka!”) Kësodore, politikanët e vjetër, të patundur në krye të partive dhe “prurjet e reja” nga gjendja turbullt morale e politike, gjithnjë janë “të gatshme” për fitoret e radhës, ani që nuk kanë as programe, as profilizisme, as platforma.

Megjithë këtë prospekt mjaft të ngrysët, Kosova vërtet ka edhe shumë njerëz të mirë, punëtorë dhe atdhedashës. Janë të shumtë ata që kanë ngritur shtëpitë, fermat e bizneset nga e para, që kanë ndihmuar e ndihmojnë njerëzit në nevojë, që paguajnë taksat, që përpiqen për punë të mira. Por, ata duhet të ndihen gjallë edhe në sferën shoqërore e politike, duhet ta mposhtin traumën dhe frikën, duhet të marrin edhe përgjegjësi qytetare. Ndryshimin mund ta bëjnë ata që deri sot nuk janë përfaqësuar: rinia universitare, elita akademike, të papunët, fshatarët dhe të varfërit, në rend të parë. Në krizën tonë shoqërore, morale, ideologjike e politike, ata mund ta bëjnë diferencën, ata mund ta inicojnë daljen nga kriza, nëse zgjohen, nëse marrin përgjegjësitë që u takojnë.

You Might Also Like

RREZIKIMI I SIGURISË KOMBËTARE NË KOSOVË

Edhe liria e fituar më gjak po nëpërkëmbet nga sjellja e papërgjegjshme e të zgjrdhurve në parlament

Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës një krizë serioze institucionale dhe politike

Kosovës i duhet me urgjencë edhe një projekt ligj për hapjen e dosjeve politike

Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike

TAGGED: #Milazim Krasniqi
Kosova Times May 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?

Kosova Times Kosova Times February 10, 2023
Putin kërkoi mbrojtjen e flotës nga raketat me rreze të gjatë veprimi
Politologu Mujanoviq i pergjigjet Brnabiq per kritkat ndaj Escobar
Osmani: Epopeja e UÇK-së, një testament i përjetshëm i popullit tonë
Ukraina: Rusia ka shkatërruar mbi 170.000 ndërtesa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?