Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtesi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.