By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri, shkelje e të drejtave të njeriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri, shkelje e të drejtave të njeriut
Lajme

PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri, shkelje e të drejtave të njeriut

Kosova Times
Last updated: 2025/05/22 at 3:44 PM
Kosova Times Published May 22, 2025
Share
SHARE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur i indinjuar lidhur me refuzimin e kërkesës për mbrojtje në liri për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

 

Gruda, në një konferencë për media, ka theksuar se ky vendim cenon të drejtat themelore të njeriut të të akuzuarve, që janë të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Mbajtja e tyre, së bashku me ish-Presidentin Thaçi, për më shumë se katër vjet e gjysmë në paraburgim, përbën një shkelje flagrante të standardeve të drejtësisë perëndimore,  standarde të cilat kemi besuar se do të respektoheshin me përpikëri nga kjo gjykatë.  Pas përfundimit të fazës së Prokurorisë, kur çdo argument për ndonjë rrezik të mundshëm për ndikim në proces ka rënë, lirimi me kusht nuk do të duhej të ishte një privilegj, por një e drejtë e patjetërsueshme”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka mbështetur që nga fillimi themelimin dhe funksionimin e papenguar të Gjykatës Speciale, me bindjen e plotë se aty do të garantoheshin e drejta për një gjykim të drejtë dhe brenda një afati të arsyeshëm – si gurthemel i lirive dhe të drejtave të njeriut.

PDK-ja ka thwnw ai vlerëson se një gjykatë e tillë në zemër të Evropës nuk do të duhej të shndërrohej në një mekanizëm të përndjekjes,  aq më pak në emër të drejtësisë dhe viktimave të luftës.

“Z. Thaçi, z. Veseli, z. Krasniqi dhe z. Selimi nuk janë aty thjesht si qytetarë të akuzuar, por si liderë të luftës për liri, arkitektë të pavarësisë dhe ndërtues të institucioneve demokratike të Kosovës.  Ne kërkojmë një gjykim të drejtë, të bazuar në standardet e vendeve demokratike, nga të cilat vijnë edhe gjyqtarët e kësaj gjykate. Prandaj, ne kërkojmë respektimin e të drejtave të të akuzuarve, kërkojmë që humanizmi të mos zhduket përballë paragjykimeve, dhe që ligji të mos shtypet në emër të drejtësisë. Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i bëjmë thirrje Dhomave të Specializuara, faktorit ndërkombëtar dhe atyre që financojnë gjykatën të veprojnë me përgjegjësi dhe respekt për të drejtat themelore të njeriut”, ka theksuar Gruda.

Gruda u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin rol aktiv në ofrimin e garancive për të akuzuarit.

“Jemi të bindur se procesi në Hagë dhe epilogu i tij nuk janë çështje individuale, por çështje me rëndësi themelore për historinë dhe të ardhmen e shtetit tonë. Mosangazhimi i institucioneve tona nuk është thjesht një neglizhencë, por një heqje dorë nga përgjegjësia historike”, ka deklaruar Gruda.

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times May 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Prindërit kërkojnë fillimin e mësimit

Kosova Times Kosova Times September 26, 2022
Vizita e parë në Shqipëri, Macron pritet në ceremoni zyrtare nga Bajram Begaj
Zelensky: Do të vij në SHBA të hënën, do të flas me Trumpin për përfundimin e luftës
Kjo është gjendja në pikat kufitare këtë mëngjes
`Shijo Kosovën`, lansohet edicioni i platformës kushtuar mërgatës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?