Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, kishte thënë për RTKlive se më 21.05.2025 ishte raportuar se një vajzë e mitur ishte futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar në Fushë-Kosovë dhe pas një ore ishte liruar.

Policia në raportin  24 orësh, ka bërë të ditur se ka intervistuar në cilësinë e të dyshuarës vajzën e mitur e cila kishte bërë kallëzimin.

Mirëpo sipas Policisë, gjatë hetimit të rastit është vërtetuar se nuk ka elemente të veprës penale të rrëmbimit.

“Lidhur me rastin e rrëmbimit me datën 22.05.2025 në cilësinë e të dyshuarës është intervistuar e dyshuara femër kosovare e cila ka bërë  lajmërim apo kallëzim të rremë kinse është rrëmbyer një ditë më parë, por gjatë hetimit të rastit është vërtetuar se nuk ka elemente të veprës penale të rrëmbimit”, ka njoftuar Policia.

Tutje bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Rrëmbim, lajmërim apo kallëzim i rremë”, teksa e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.