By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri
June 9, 2025
Horoskopi ditor për 9 qershor
June 9, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 9, 2025
Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë
June 9, 2025
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNJ: Trajtim degradues i shtetasve të Kosovës nga Gjykata Speciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNJ: Trajtim degradues i shtetasve të Kosovës nga Gjykata Speciale
Lajme

KMDLNJ: Trajtim degradues i shtetasve të Kosovës nga Gjykata Speciale

Kosova Times
Last updated: 2025/05/26 at 12:24 PM
Kosova Times Published May 26, 2025
Share
SHARE

KMDLNJ, thekson se ‘Gjykata Speciale e themeluar nën kushte dhune dhe presioni psikologjik nga deputetët e Kuvendit të Kosovës doli të jetë një monstrum juridik, në shërbim të politikës ndërkombëtare dhe vendore gjë që  po dëshmohet sidomos në përfundim  të procesit kundër udhëheqësve më të lartë të Kosovës sikur edhe udhëheqësve të luftës çlirimtare’.

 

Sipas KMDLNJ-së, qëllimi ishte të arrestohen Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërsa të tjerët u arrestuan për ta bërë më të besueshëm këtë proces gjyqësor, disa prej të cilëve u dënuan me dënime të larta, në procese të kurdisura dhe me “prova” nga Serbia.

“GJSR – e, ndonëse deklarohej se ishte themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe se ishte pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës,  me asgjë nuk identifikohej me Kosovën dhe nuk ndjente asnjë detyrim ndaj “themeluesit”, Kuvendit të Kosovës. Madje, në një aneks marrëveshjeje që kurrë nuk ishte bërë transparent për publikun, sovraniteti i vendimmarrjes për të gjitha çështjet bartej te GJSR – e e që paraqet presedan në historinë e Drejtësisë ndërkombëtare, në kuptimin më negativ të fjalës”, thekson KMDLNJ.

Që nga fillimi i procesit, KMDLNJ thotë se ka identifikuar shkeljet e rënda të drejtave të njeriut të pengjeve të Hagës , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës.

“Këto gjetje i ka adresuar te institucionet e Kosovës që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria,  në Ministrinë e Drejtësisë dhe Kuvendit e Kosovës. MD e ka bërë të kundërtën, në vend se t’ua mbrojë të drejtat e njeriut, duke ua shkurtuar fondet, ua ka pakësuar mundësitë dhe të drejtat për një mbrojtje cilësore dhe efektive”, thekson KMDLNJ.

Sipas KMDLNJ-së, ‘mazhoranca e deputetëve të Kosovës, nuk ka treguar vullnet, guxim dhe përgjegjësi që buron nga mandati i tyre për të kërkuar informata dhe përgjegjësi nga GJSR – e për trajtimin çnjerëzor, fyes dhe degradues të të burgosurve, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës’.

“Institucionet e Kosovës dhe deputetët e Kuvendit është dashur të thirren në dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,  në radhë të parë në Konventën  për Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit Çnjerëzor  dhe Degradues. Kjo Gjykatë nuk është monitoruar nga askush, ka qenë krejtësisht jotransparente, me mungesë të theksuar të llogaridhënies. Që nga Procesi i Nyrembergut,  pas luftës së dytë botërore, nuk mund ta gjeni një gjykatë që aq brutalisht i shkelë të drejtat e njeriut,  kryesisht në baza etnike siç e bënë GJSR – e në Hagë. Pa asnjë pasojë”, thekson kjo organizatë.

Sipas kësaj organizate, ‘pengjet në Hagë, të pambrojtur nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga shteti i Kosovës , kanë mbetur në mëshirën e një grupi burokratësh që kanë përfituar materialisht në dëm të popujve që kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz, deri në përmasa gjenocidi siç ishte rasti i Kosovës’.

“Kryetarja e kësaj Gjykate , Ekaterina Trandafilova, bashkë me prokurorin Smith, të përkrahur edhe nga politikanët e Kosovës kanë krijuar një alibi që pengjet nga Kosova duhet të dënohen gjithsesi ndërkaq , përkrah agresiviteti më brutale ishte Trëndafilova që, sikur vendasja e saj, Baba Vanga, parashikonte dënim me burgim të përjetshëm. Baba Vanga vetëm ka parashikuar, Trandafilova ka mundësi të ushtrimit të ndikimit në vendimmarrje 100 përqind”, thekson KMDLNJ.

KMDLNJ,  thekson se rregullisht ka denoncuar shkeljet brutale të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria,  të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës  në Hagë që nga arrestimi arbitrar, mosdhënia e shërbimeve shëndetësore me kohë, mospërkthimi i materialeve gjyqësore në gjuhën shqipe, trajtim çnjerëzor gjatë vizitave humanitare, informimi i kufizuar në gjuhën amtare, kufizimi i vizitave, ushqimi i pamjaftueshëm dhe jocilësor, mbajtja në arrest përtej çdo kohe të arsyeshme, shkelja brutale e parimit të prezumimit të pafajësisë përmes deklaratave publike të personelit të GJSR- e sikur edhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies.

KMDLNj paralajmëron opinionin se ‘para GJSR  – e në Hagë po luhet një lojë e ndyrë juridike ku as viktimat nuk përfitojnë drejtësi e as përgjegjësit eventualë për krime nuk e marrin dënimin e merituar. Loja po luhet për qëllime krejtësisht të ndyra politike’.

 

You Might Also Like

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Kosova Times May 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjeorgjia përjashton rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas rënies së Assadit
Kamala Harris fiton gjithë vëmendjen në nisje të Konventës së demokratëve
Vokrri pas emërimit zëvendësministër: Nder për mua që t’i shërbej vendit tonë
MPB priti në takim delegacionin nga Akademia e Drejtësisë së Karolinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?