By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 maj
May 30, 2025
Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione `Made in Albania`
May 29, 2025
Air Serbia planifikon të rrisë fluturimet për në Rusi
May 29, 2025
Shtëpia e Bardhë falënderoi Elon Musk për punën e tij
May 29, 2025
Qeveria organizon takim mes bizneseve dhe furnizuesve të energjisë
May 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë
Lajme

Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/26 at 12:52 PM
Kosova Times Published May 26, 2025
Share
SHARE

Shqipëria renditet e 10-ta në rreth 40 vende të Europës, për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015-mars 2025.

Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregon se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit (shiko grafikun e mëposhtëm) dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.

 

Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), ç`ka do thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind një nga nivelet më të larta në Europë.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rriten 14% më shumë se mesatarja e BE-së në këtë periudhë. Eurostat e rendit Shqipërinë në vendin e 10 në 40 ekonomi, teksa para nesh renditet vende me zhvillime jo të zakonta, me inflacion shumë të lartë (p.sh. Turqia 1,470, Hungaria 210).

Shqipëria gjithashtu, kishte rritjen më të fortë të çmimeve edhe në Rajonin e Ballkanit, duke përjashtuar Serbinë.

Rritja më ritme të lartë të çmimeve të ushqimeve në krahasim me vendet e tjera në Europë, dëmton e konvergjencën afatgjatë ( arritjen e standardeve të jetesës së BE).

Në njërën anë presioni në konsum nga vizitorët e huaj dhe në tjetrën plakja e popullsisë, po krijojnë një mjedis me çmime më të larta edhe në vijimësi.

Zhvillimet pozitive në turizëm nuk po nxisin prodhimin bujqësor dhe vendi ka rritur varësinë e furnizimeve me ushqime nga importi vitet e fundit.

Teksa kjo varësi po rritet mungojnë politikat që adresojnë kostot strukturore të zinxhirit të furnizimit ushqimor.

Për të zbutur pasojat e inflacionit të lartë pas luftës në Ukraine të gjitha vendet europiane, përfshirë edhe ato të rajonit aplikuan politika agresive në rritjen e pagave dhe pensioneve.

Shqipëria ka bërë disa ndërhyrje sidomos në sektorin publik, por ende mbetet pas.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam).

Në Mal të Zi, paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut, paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj./ MONITOR

 

You Might Also Like

35 biznese në Zonën Ekonomike në Budrikë të Epërme të Vitisë

Rizvanolli për tregun energjetik: ZRRE njoftoi se janë gjashtë furnizues

Gati 1 mijë aplikime për grante në MTI

Kosova e Nigeria nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit në ekonomi

ZRRE takim me KEK, KEDS e KESCO për liberalizimimin e tregut të energjisë

Kosova Times May 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
LajmeLajme

Presidenca: Publikimi i fotografive me pjesëtare të AKI-së, praktikë e parë

Kosova Times Kosova Times March 9, 2025
Krasniqi: 9 shkurti 2025, datë e ikjes së një qeverie të papërgjegjshme
Ronaldo lavdëron Yamali-n: Ai është një talent i madh
James O’brien ne Senatin amerikan: “Kemi një zgjidhje për Milorad Dodik…”
Ministria e jashtme e Serbise thote se Ligjet për Kosovën synojnë të mbrojnë të drejtat dhe sigurinë e serbëve!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?