Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave, të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Në njoftim bëhet e ditur se me qëllim identifikimin e pronarit të shumës së parave të gjetura, Policia e Kosovë fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ose të kontaktojë në numrin 192.
Tutje policia falënderon qytetarin për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar.