By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtatë vjet burgim shoferit për aksidentin me pesë të vdekur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtatë vjet burgim shoferit për aksidentin me pesë të vdekur
Lajme

Shtatë vjet burgim shoferit për aksidentin me pesë të vdekur

Kosova Times
Last updated: 2025/05/27 at 1:19 PM
Kosova Times Published May 27, 2025
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka dënuar E.M. me shtatë vjet burgim, i cili në qershor të vitit 2021 në rrugën Ferizaj-Shtime pati shkaktuar një aksident në të cilin patën humbur jetën pesë persona.

 

Në njoftim thuhet se i pandehuri u dënua për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”. Në dënim do t’i llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim. Atij po ashtu i është marrë leja e vozitjes dhe i ndalohet marrja e lejes së re për katër vjet.

Në aksident lëndime patën marrë edhe pasagjerët në veturën e E.M.

“Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ilir Bytyqi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin E.M., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), për të cilën i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Gjithashtu, gjykata sipas detyrës zyrtare konform nenit 59 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.6 lidhur me nenin 65 paragrafi 1 të KPRK-së, i shqiptoi dënim plotësues marrja e lejes së vozitjes dhe i ndalohet marrja e lejes së re të vozitjes për kategorinë B1, B, M, L, dhe T, për periudhë kohore prej katër (4) vite, në të cilën koha e mbajtur në burg nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim të theksohet se E.M. më 6 qershor 2021 në rrugën Ferizaj – Shtime, ka dalë nga shiriti i tij duke goditur me veturën e tij veturën që vinte nga kahja e kundërt. Në vendin e ngjarjes patën vdekur viktimat N.R., Xh.R., S.R., dhe një i mitur. Ndërkaq viktima I.R. pati vdekur në QKUK.

“I pandehuri E.M., akuzohet se më datë 6 qershor 2021, rreth orës 15:33, në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Koshare – Komuna Ferizaj, duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, ngjyrë e zezë, me të arritur përballë firmës “L.S.”, nga pakujdesia e vetëdijshme shkel nenin 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit kushteve të rrugës në vendbanim si dhe duke mos i respektuar rregullat dhe shenjat e komunikacionit, nuk ka mbajtur trajektoren e duhur të lëvizjes në shiritin e tij qarkullues dhe ka kaluar me automjet në shiritin qarkullues të kahjës së kundërt dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e tipit “Golf II”, në pjesën e përparme të anës së majtë e cila veturë ishte duke lëvizur nga drejtimi Shtime – Ferizaj, ku nga pasojat e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes viktimat N.R., Xh.R., S.R., dhe një i mitur, ndërsa viktima I.R., ndërron jetë në QKUK në Prishtinë, derisa L.H., pasagjeri në “Audi A8” person lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri tjetër në “Audi A8” Y.H, person lëndime të lehta trupore si në ekspertizën mjeko ligjore”, thuhet tutje në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

You Might Also Like

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

Kosova Times May 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bërnabiq bën thirrje për qetësi dhe durim

Kosova Times Kosova Times December 11, 2022
Hajnat vjedhin paratë në xhaminë e Koretinit
Inter fiton ndaj Como
Tahiri: Thaçi dhe të tjerët po e vazhdojnë betejën e radhës për drejtësi
Rusia vazhdon presionin në Bahmut, Ukraina e vendosur ta mbrojë qytetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?