By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit
December 17, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 17, 2025
Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit
December 17, 2025
Moti sot i vranët dhe me interval me diell
December 17, 2025
Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Bujqësia nuk është e së shkuarës, por e ardhmja ekonomike e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Kurti: Bujqësia nuk është e së shkuarës, por e ardhmja ekonomike e Kosovës
Bujqësi

Kurti: Bujqësia nuk është e së shkuarës, por e ardhmja ekonomike e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/05/27 at 4:39 PM
Kosova Times Published May 27, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në hapjen e edicionit të 25-të të Panairit AGROKOS & Agroturizëm 2025, në Sallën “1 Tetori”. 

 

Siç ka bërë të ditur Qeveria, duke e vlerësuar të rëndësishëm hapjen e panairit, si për sektorin bujqësor ashtu edhe për zhvillimin rural në Kosovë, Kurti tha se në këtë ngjarje të përvitshme përfaqësohen prodhues të kulturave bujqësore, përpunues të frutave dhe të produkteve blegtorale, kompani të makinerive bujqësore, pijeve artizanale, ambalazhimit dhe standardizimit – si dhe agroturizmi, një sektor i cili po kthehet në një pasuri të re për vendin tonë.

Në fjalën hyrëse, ai përmendi se në tri vitet e fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrit tejet të suksesshëm Faton Peci, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të fuqizuar këtë sektor jetik.

“Për herë të parë, janë ndarë 300 milionë euro për 120 mijë fermerë përmes granteve dhe subvencioneve, me ç’rast mbështetja për grurin është rritur me 275%, e për bujqësinë organike me 500%”, tha kryeministri, duke shtuar se po ashtu janë rehabilituar sisteme ujitjeje për mbi 11 mijë hektarë dhe është rritur për 50% toka e punueshme bujqësore për vetëm katër vjet  – nga rreth 80 mijë hektarë në mbi 120 mijë hektarë.

Ai gjithashtu nënvizoi uljen e importit dhe rritjen e eksporteve: nga viti 2019 deri më sot, eksporti i domateve, zarzavateve dhe perimeve të konservuara është shumëfishuar. Sa i përket blegtorisë, theksoi se janë mbi 13 milionë euro për ndërtimin e 93 stallave të reja, shtimin e mbi 2,000 krerëve gjedhe dhe blerjen e dhjetëra traktorëve.

Kryeministri tha se të gjitha këto nuk janë vetëm të dhëna – janë dëshmi se Kosova po punon për një bujqësi moderne, të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Sot, më shumë se kurrë, bujqësia nuk është sektor i së shkuarës, por i së ardhmes sonë ekonomike. Në këtë rrugëtim, partneriteti me ju – fermerët, agrobizneset, investitorët dhe organizatat zhvillimore – është çelësi i suksesit tonë të përbashkët”, tha ai.

Gjithashtu bëhet e ditur se kryeministri iu uroi organizatorëve dhe pjesëmarrësve hapjen e panairit, duke u dëshiruar suksese dhe sa më shumë bashkëpunime nga ky panair.

 

 

You Might Also Like

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

Kosova Times May 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Totaj: Qeveria të bashkërendohet me Perëndimin, Kosova nuk mund të jetë peng i qëndrimeve të Serbisë

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
Si shkruajnë mediat rajonale për fjalimin e presidentit të Serbisë?
Daçiq paralajmëron për “destabilizim të rajonit”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?