Një person është arrestuar në Lipjan, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunim”.
Policia e Kosovës bëri të ditur se i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një viktime femër, gjithashtu shtetase e Kosovës.
Pas denoncimit të rastit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë inicuar procedurat hetimore.
Bëhet e ditur se sipas vendimit të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është regjistruar dhe do të trajtohet konform ligjeve në fuqi.