By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit
July 17, 2025
Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar
July 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 korrik
July 17, 2025
Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor
July 17, 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhunoi afro 300 pacientë të tij, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhunoi afro 300 pacientë të tij, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez
Rajon / Botë

Dhunoi afro 300 pacientë të tij, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez

Kosova Times
Last updated: 2025/05/28 at 8:01 PM
Kosova Times Published May 28, 2025
Share
SHARE

Me 20 vjet burg është dënuar Joel Le Scouarnec, ish-kirurgu francez që ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me qindra pacientë. Ai ka abuzuar kryesisht me fëmijë, midis viteve 1989 dhe 2014, për çka mori dënimin maksimal.

 

Le Scouarnec kishte pranuar akuzat në muajin mars. Gjyqtarja e rastit, Aude Burési tha se gjykata kishte marrë parasysh faktin se ish-kirurgu kishte kërkuar veçanërisht viktima të sëmura, të pambrojtura dhe të paaftë, transmeton BBC.

“Të mendoj se një ditë ai mund të ecë në rrugë, të shohë njerëz – kjo më shqetëson. Ne [viktimat] nuk kemi më një jetë normale, ndërsa ata i kthejnë atij atë jetë, dhe kjo më neverit”, kishte thënë Amélie Lévêque, një nga viktimat e tij, përcjell RTKlive.

“Njëzet vjet janë pak krahasuar me numrin e viktimave në këtë gjyq. Është koha që ligji të ndryshojë që të mund të kemi dënime më të përshtatshme”, tha Francesca Satta, avokate e disa viktimave.

Le Scouarnec, 74 vjeç, është quajtur pedofili më i pa ngopur në Francë. Ai është tashmë në burg pasi është dënuar në vitin 2020 me 15 vjet për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj katër fëmijëve, përfshirë dy nga mbesat e tij.

Ish-mjeku ka qenë në gjyq në Bretanjë që nga fundi i shkurtit. Gjatë kësaj periudhe, dhjetëra viktima të tij kanë dëshmuar, duke treguar se si abuzimi që ata kanë përjetuar si fëmijë ka formuar jetën e tyre.

Në mars, Le Scouarnec pranoi se kishte abuzuar seksualisht me të gjitha 299 viktimat, shumë prej të cilave ishin nën anestezi ose po zgjoheshin pas operacioneve. Ai mbante ditarë në të cilat përshkruante sulmet në detaje grafike, gjë që i lejoi policisë të gjente viktimat e tij – shumë prej të cilave nuk kishin kujtuar abuzimin që kishin përjetuar gjatë kujdesit të Le Scouarnec.

“Nuk mund ta shoh më veten njësoj sepse jam një pedofil dhe përdhunues fëmijësh. Shumë gjëra janë thënë. Nuk i kujtoj domosdoshmërisht të gjitha tani. Pa dyshim që do të më kujtohen kur të jem në qelinë time, por ajo që kam dëgjuar [në gjykatë] është vuajtja për të cilën jam përgjegjës”, tha Le Scouarnec gjatë deklaratave të tij të fundit në gjykatë javën e kaluar.

You Might Also Like

Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit

Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar

Axhenda ndërkombëtare

Europol dhe Eurojust çmontojnë grupin hakerash pro-rus

Tërmet i fuqishëm në Alaskë, lëshohet paralajmërim për cunami

Kosova Times May 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çanak paralajmeron: “Nëse Serbia nuk shpëton nga ndikimi toksik rus, destabilizimi i Kosovës, BeH dhe Malit të Zi do të vazhdojë” (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times March 7, 2023
Nderohen familjet kosovare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit
Horoskopi ditor për datën 17 tetor
OKB: Largimi nga Afganistani do të ishte “zemërthyes”
Pingpong, u zhvillua turneu “Dita e Çlirimit të Kosovës”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?