By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet
January 7, 2026
KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë
January 7, 2026
Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar
January 7, 2026
FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve
January 7, 2026
Komuna e Fushë Kosovës ngre Shtabin Emergjent dhe nis shpërndarjen e ujit
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës në mesin e 601 institucioneve më të mira
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës në mesin e 601 institucioneve më të mira
Lajme

Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Prishtinës në mesin e 601 institucioneve më të mira

Kosova Times
Last updated: 2025/05/30 at 9:11 PM
Kosova Times Published May 30, 2025
Share
SHARE

“Times Higher Education” e ka renditur Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës në mesin e 601 institucioneve më të mira në botë për fushën e edukimit.

 

Sipas komunikatës për media të këtij fakulteti, institucioni është renditur në pozitën 1500+.

“Sipas nesh, volumi i fondeve të jashtme që ka gjeneruar Fakulteti në 5 vitet e fundit, aktiviteti i ngjeshur dhe cilësor ndërkombëtar, zvogëlimi i proporcionit staf–student nga 52 studentë për një staf akademik në vitin 2020 në 25 studentë për një staf akademik në vitin 2024/2025, angazhimi intensiv i Fakultetit me sistemin shkollor si dhe aktiviteti i shtuar i stafit akademik në publikime shkencore janë arritjet që kanë luajtur rol vendimtar”, tha Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi.

Bëhet e ditur se Fakulteti i Edukimit, si pjesë e strategjisë së ndërkombëtarizimit, ka zhvilluar programin e doktoratës në modalitetin e diplomës së dyfishtë me Universitetin e Lublanës dhe e implementon atë në gjuhën angleze.

“Ne jemi të vetëdijshëm që përmirësimi i cilësisë së mësimdhënësve është një proces i gjatë, që kërkon transformim në ligjërim dhe përkushtim të shtuar të stafit akademik. Fakulteti ka plane e zhvillime për këtë drejtim, ndërsa veprimet strategjike dhe arritjet që kanë bërë diferencën në këtë rangim janë parakushte për përmirësime në cilësinë e mësimdhënies e të diplomuarve. Besojmë që në kontekst afatmesëm, kjo punë do të kthehet në cilësi të shtuar të mësimdhënësve të rinj. Veprimet tona janë planifikuar dhe menaxhuar për këtë qëllim, por edhe për të treguar që universiteti mund të avancohet edhe më tej në nivel strategjik e ndërkombëtar, kur planet dhe resurset janë të duhurat”, përfundoi dekani Saqipi.

You Might Also Like

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve

Komuna e Fushë Kosovës ngre Shtabin Emergjent dhe nis shpërndarjen e ujit

BE dhuron 40,000 bileta treni për të udhëtuar nëpër Evropë

Kosova Times May 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Podujevë: Doris Pack “Qytetare Nderi”

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
Sami Lushtaku padit VV-në
Armët ruse janë gjetur në një depo nëntokësore të Hezbollahut në Libanin jugor
Fileto pule me bamje
Irani planifikon gjyq publik për 1.000 protestues në Teheran
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?