By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
December 12, 2025
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arsimi dual, Kurti: Profesionalizmi, vula e padiskutueshme e integritetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arsimi dual, Kurti: Profesionalizmi, vula e padiskutueshme e integritetit
Lajme

Arsimi dual, Kurti: Profesionalizmi, vula e padiskutueshme e integritetit

Kosova Times
Last updated: 2025/05/30 at 9:12 PM
Kosova Times Published May 30, 2025
Share
SHARE

Sot ka diplomuar gjenerata e parë e arsimit dual, e me këtë rast u mbajt ceremonia e certifikimit.

 

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se profesionalizmi është vula e padiskutueshme e integritetit që pritet nga çdo individ i plotësuar.

“Janë këto tipare që ushqen dhe kultivon arsimi dual, i cili e kombinon dijen teorike me punën praktike”, tha Kurti.

Ai theksoi tutje se rrugëtimi i arsimit dual në Kosovë është një prej rrëfimeve të suksesshme të qeverisë së udhëhequr prej tij.

“Arsimi dual filloi me katër profile të cilat tani janë dymbëdhjetë, filloi me njëqind nxënës e tani janë mbi 1600, filloi në katër shkolla e tani realizohet në 27 të tilla. Filloi në tri komuna ndërsa tani është shtrirë në 15 komuna. Një progres i tillë brenda tri viteve është i jashtëzakonshëm dhe i admirueshëm”, tha ai.

Kurti theksoi se nuk ka mundur të mos ketë sukses arsimi dual sepse është mbështetur në modelin e suksesshëm gjerman, i dëshmuar për dekada me radhë dhe i sjellë në Kosovë nga mërgata.

Në fund kryeministri uroj nxënësit duke ju shprehur suksese në jetë e në profesion.

Ndërsa ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se është një moment i jashtëzakonshëm kur shënojmë jo vetëm diplomimin e maturantëve të dy klasave të shkollës “ 7 Shtatori”, por sipas saj shënohet edhe kurorëzimi i një pune që pas tre viteve jep rezultatet.

“Është një moment për të falënderuar të gjithë ata që me përkushtim kanë punuar nga të gjitha institucionet të cilët me vullnet e durim i kanë tejkaluar sfidat më të cilat janë përballur, e që nuk kanë qenë të pakta. Me angazhimin e përbashkët, ja ku jemi sot këtu, tre vite pas duke shënuar përfundimin e suksesshëm të gjeneratës së parë me mësimin dual në katër profile në shkolla të ndryshme”, tha Nagavci.

E përfaqësuesi nga zyra e GIZ-it në Kosovë, menaxheri i projekteve, Mario Eckardt, ka thënë se përpjekjet e tilla të profilizimeve profesionale janë duke u bërë nga viti 2018 në projekte të ndryshme.

“Sigurisht se Ministria e Arsimit nuk e ka vetëm si çështje arsimin dual, por ka edhe çështje të tjera. Andaj, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe punën tonë në arsimin dual dhe zgjerimin në fusha të reja”, ka theksuar ai.

Kurse Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në emër të Odës falënderoi bashkëpunëtorët dhe theksoi se  bashkëpunimi nuk do të mungojë. Sogojeva uroi suksese në të ardhmen edhe me shumë shkolla tjera.

 

You Might Also Like

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

IKKL: E vërteta flet, kërkesa për drejtësi vazhdon

Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti

I riu i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur në një livadh afër shtëpisë

Kosova Times May 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Polonia thotë se po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë

Kosova Times Kosova Times July 20, 2023
Qipro mposht Kosovën
BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimet me dron në Rusi
Ukraina: Rusia po përqendron përpjekjet në sulmin ndaj Bahmutit
Ditë zie pas vrasjes së trefishtë në Bosnjë e Hercegovinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?