By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Udhëheqësi i tifozëve të Partizanit vritet në Beogradin e Ri
November 22, 2025
WaPo: Nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjasë një vit
November 22, 2025
Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë në Zvicër mbi planin e paqes
November 22, 2025
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në Ternopil
November 22, 2025
Ismaili mori pjesë si panelist në Konferencën Ndërkombëtare në Austri
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Muzeu Etnografik në Elbasan, vizitorët vendas e të huaj interes për trashëgiminë kulturore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Muzeu Etnografik në Elbasan, vizitorët vendas e të huaj interes për trashëgiminë kulturore
Lajme

Muzeu Etnografik në Elbasan, vizitorët vendas e të huaj interes për trashëgiminë kulturore

Kosova Times
Last updated: 2025/05/31 at 9:50 AM
Kosova Times Published May 31, 2025
Share
SHARE

Muzeu Etnografik në Elbasan, i shpallur Monument Kulture kategoria e I, pas restaurimit po tërheq vizitorë vendas e të huaj, duke u ofruar një përvojë autentike në rrënjët e historisë, kulturës dhe jetesës tradicionale të qytetit.

I njohur ndryshe dhe si “Shtëpia e Sejdinasve”, në këtë ndërtesë dykatëshe të shekullit të 18-të prezantohet kultura, folklori dhe stili i jetesës së qytetit.

Përgjegjësja e Muzeut Etnografik, Denada Kristo tha për ATSH-në se “pas përfundimit të punimeve më 14 mars të këtij viti ky muze është vizituar nga 2500 vizitorë vendas e të huaj”.

“Turistët e huaj kryesisht janë gjermanë, francezë, italianë, spanjollë, amerikanë, por nuk mungojnë edhe vizitorët nga Kosova. Interes të veçantë për këtë muze kanë treguar edhe përfaqësues diplomatikë që vizitojnë Elbasanin”, theksoi Kristo.

Sipas saj, vizitorët njihen nga afër me objektet e pasura etnografike, veshjet tradicionale dhe elementët e jetës së përditshme të shekujve të kaluar.

Në këtë muze ekspozohen rreth 80 zeje tradicionale, duke pasqyruar mjeshtërinë, stilin e jetës dhe zhvillimin ekonomik të qytetit ndër shekuj. Muzeu mbart në çdo kënd frymën e një qyteti të lashtë që di të ruajë dhe vlerësojë trashëgiminë.

Restaurimi i muzeut ka rikthyer shkëlqimin e një prej godinave më përfaqësuese të trashëgimisë sonë. Restaurimi përfshiu çatinë, çardakun, parmakët, fasadën, dritaret dhe elementë të tjerë autoktonë të banesës, gjithmonë me kujdes për të ruajtur identitetin e saj historik dhe arkitekturor.

Muzeu Etnografik qëndron i hapur çdo ditë të javës dhe mirëpret vizitorë nga vendi dhe jashtë, që duan të njihen më nga afër me jetën e të parëve tanë, veshjet, traditat, artizanatin dhe gjithë pasurinë shpirtërore të këtij qyteti.

 

1 nga 7
 

You Might Also Like

Peleshi: Korça, zemra e alfabetit shqip

Rama për Ditën e Alfabetit: Shqipja vulosi rrugën drejt së ardhmes

Sot, Dita Botërore e Filozofisë

Biblioteka Kombëtare ekspozon 100 Bibla të rralla

“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme

Kosova Times May 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani uron qytetarët ortodoksë për Krishtlindje

Kosova Times Kosova Times January 7, 2023
Më shumë se 80 ushtarakë rusë u zhdukën në rajonin e Kurskut
Vriten dhjetë persona në Siri, forcat kurde arrestojnë 52 militantë
Putin vizitoi ushtarët pa këmbë. Gerashchenko: Shikoni çfarë i pyeti, ai është psikopat
Komuna e Gjilanit: Po shënojmë rezultate të jashtëzakonshme në shëndetësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?