By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin
Opinion

Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin

Kosova Times
Last updated: 2025/06/02 at 5:26 PM
Kosova Times Published June 2, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Akademik. Hakif BAJRAMI

Pse luftojmë me “ushtrinë e katërtë” në Evropë’!
-Në shqiptari, kur përmendët emri i Adem Demaçit menjëherë mendohët për të drejtat njerëzore, lirinë nacionale dhe çlirimin kombëtar. E vërteta, Adem Demaçi nuk është vetëm emër i rrafshit politik dhe kombëtar, por me luftën e tij, me programin e tij, lirisht mund të quhët edhe personalitet evropian që i dhuroi kontinentit vjetër një përceptim, se luftën e asnjë populli nuk ka fuqi që mund ta ndalë, nëse bënë luftë të drejtë. Ndërsa, pengesat që dalin përpara,në procesin e luftës, mund të janë nga okupatori dhe bashkpunëtorët e dukshëm dhe të atillë që maskohën, sipas situatave. Shembull historik, si pengesë e luftës për çlirimin e Kosovës do të publikohët në Beograd si program dokumenti për shfarosje të shqiptarëve me emrin: “Sprzhana zemlja-Toka e djegur 1998”. Realizimi i këtij programi ndodhi ndaj shqiptarëve të Kosovës, që metastazoi deri në gjenocid më 1998/99.

Tani shtrohet pyetja? Pse në luftën e UÇK-s u inkorporua NATO, ndërsa luftës për çlirimin e Kosovës një pjesë jo e vogël e shqiptarëve iu shmang, madje duke bërë propogandë aktive që: “mos bëni rrezistencë sepse okupatori, e ka ushtrinë e katërtë në Evropë, prandaj do të na shfarosë në tërësi”. Përgjegja se një pjesë jo e vogël shqiptare e sabotoi luftën, është sepse kjo shtresë e pelqente pa vetëdie pozitën e robit. Ajo pozitë faktike që robërinë e mbulonte me fraza se: “po ushtrojm pushtet demokratik”, ndërsa pushteti i okupatorit në rrolin e gjelatit, po zbatonte një taktikë lufte e njohur me emrin “lëkura e leopardit”, kuptohët për ta friksuar masën shqiptare, që të bombardohën lokalitetet aty këtu në formë oazash.
Lidhur me këtë situatë që ishte “pjekur” me dekada, Zyra Politike e UÇK-ës e drejtuar nga Adem Demaçi,me detyrë speciale u themelua në verë të vitit 1998 me seli në Prishtinë. Ajo Zyrë në histori shënon një fenomen botëror, mendoi të paparë.Në atë përfaqësi kanë vepruar 12 intelektualë si këshilltarë të Adem Demaçit- Bacit. Aty kanë shërbyer edhe disa punëtorë ndihmës. E vërteta, asnjëri prej atyre këshilltarëve nuk është penduar për punën që kanë bërë. Lidhur me këtë, shumë personalitete që atëbotë e vizitonin Zyrën Politike të UÇK-ës, e shtronin pyetjën: “Si mund të funksion ky institucion politik, kur armiqësia ndaj pushtetit serbian është detyra jauj primare”. Në këtë pyetje Adem Demaçi- Baca përgjigjej sidomos para gazetarëve të institucioneve të njohura botërore: “Po, i kemi ndarë detyrat e veprimit kompleks të personelit të Zyrës. Ato detyra janë ekskluzivisht politike, dhe mu për këtë edhe pushteti i okupatorit po na toleron, për faktin se kur të dojë mundet për të na pushkatuar, dhe ne nuk maskohemi pas asnjë fraze. Si duket pushteti okupator është kah kalkulon me tretmanin tonë, dhe ka për qëllim, që të na likvidojë të fudnit”. Dhe ky fenomen po ndodhë, sepse Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës që ka zëdhënës Jakup Krasniqin. Prandaj, nëse sulmohemi shumë shpejtë do ta kuptojë bota e civilizuar. Pra informata e dalur nga Jakup Krasniqi për UÇK-ën është bërë sikurse informata e Xhimi Sheas për NATO-n. E ky nivelizim për Zyrën Politike të UÇK-ës ishte me domethënje të madhe politiko-diplomatike, që të veprojmë jo njëanshëm por me objektivitet profesional.

Çka është e nevojshme
Në rend të parë, në Zyrën politike janë analizuar detyrat që na shtroheshin se çka është e NEVOJËSHME, të punojmë në rrethanat në të cilat populli e jetonte jetën e robit. E kemi diskutuar këtë pozitë, se në çdo çast mund të na pret pushkatimi. Prandaj, kur e kemi shtruar këtë pyetje, disa këshilltarë nuk e kanë pëlqyer vdekjën e tillë për liri, prandaj disa janë larguar nga ekipi dhe kundër tyre nuk ka pasë asnjë masë ndëshkuese. Ndërsa, ata që e kanë pranuar të vdesin duke punuar publikisht në dobi të çlirimit vendit, në asnjë momnet nuk e kanë refuzuar asnjë detyrë. Madje, duhët ta themi se edhe kreu i LDK-ës na ka përgëzuar përmes Sami Pejës, i njohur si patriot.
Në këtë rrafsh, Adem Demaçi nepër të gjitha zonave ushtarake i ka shpërndarë instruksionet, se në asnjë variantë nuk ka hakmarrje ndaj civilëve serbianë, sepse ata nuk janë pushteti i Beogradit, i cili po pret, grin dhe masakron gra dhe fëmi, pleq e plaka, të gjithë civilë shqiptarë, pa armë në dorë. Por, ata shqiptarë që sabotojnë luftën tonë të drejtë, ose që spiunojnë në favor të okupatorit, ua kemi bërë me die se janë në fuqi ligjet e luftës. Lidhur me këtë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kurrë nuk do të bje në një grackë të tillë shoviniste që t` i sulmojë njerëzit e pafajshëm. Aq më parë, kur në Serbi, e kanë publikuar një melodi për veprimet ushtarake, policore dhe kishtare: “Samo naredi Sllobodane, içiçemo do Tirane” -Vetëm urdhëro Sllobodan, do të shkojmë deri n` Tiranë”! Nga kjo porosi shoviniste, sot mund të konkludojmë në anën tjetër se: serbët kanë qenë më të sigurtë në Zonat që i kishte nën kontroll UÇK, se sa në pjesët që krekosej Beogradi se i ka 160 000 forca ushtrake, 20 000 forca policore, paramilitare dhe mbi 2500 mercenarë të viseve të ndryshme të globit. Në realitet, këto fakte tregojnë se Kosova më 1998/99 ishte shndërruar në një trevë më të militarizuar në glob. E militarizimi i Kosovës e maskonte qëllimin, se shqiptarët ishin të programuar të shfarosën deri më 28 VI 1999. Këtë program e kishte zbuluar këshilltari i Bacit për siguri publike Bajrush Behrami, ish i burgosur politik. Si përfundim, Zyra Politike e UÇK-ës në hollsi e ka pasë të trasuar që të veprojë në stilin e filozofisë politike: Çka është e nevojshme.
Çka është e domosdoshme
Në rend të dytë,Adem Demaçi-Baca e kishte bërë programin e veprimit se çka është e DOMOSDOSHME, të kryhet në rrethana në luftën tonë politike dhe ushtarake.Lidhur me këtë pozicion, ishte shtruar analiza: se e sotmja nesër bërët dje. Prandaj, nuk guxohët të plasohët lufta jonë e drejtë në ato pozicione që është plasuar okupatori.Shqiptarët në çfardo rrethane nuk guxojnë të sillën me serbianët, ashtu si po sillët okupatori me popullin shqiptar. Në lidhje me këtë, në rend të parë hafijet dhe bashkpuntorët e okupatorit, ishte shfaqur qëndrimi se duhët të izolohën me kujdesin më të lartë. Kuptohët, izolimi ishte thënë duhët të jetë i nivelit profesional, që do të thot se me përpikëri duhët t`u përmbahemi ligjeve (zakoneve tradicionale shqiptare) të luftës, të cilat më në fund i ka botuar Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1941. Lidhur me këtë, në asnjë zonë nuk mund të gjëndet, se në Zyrën Politike të ketë ardhur dikush dhe të ankohët se ka pasë ndonjë presion nga njësitet e rregullta të UÇK-ës, qpftë ai shqiptar apo serbian. E vërteta, gjatë dy viteve, në Zyrën Politike të UÇK-ës kanë ardhur sidomos edhe serbianë, dhe ata kanë kërkuar garancione duke dëshmuar se: “Nuk jemi me pushtetin e Millosheviqit”!.
E Baca ua kthente këtyre fatndrydhurve: “Ju nuk do të keni asnjë pësim nga ana e luftetarëve të UÇK-ës. Por, pësimet mund t` u vijnë nga agjentët e Beogradit, të cilët janë kudo nepër Kosovë, madje të tillë ka edhe shqiptarë, që kërcnimet që ua bëjnë janë të porositura nga ushtria, policia dhe kisha e Milloshit. Pra, edhe ju duhët ta bëni luftën e juaj, dhe të ruhëni nga çdo provokim, sepse edhe pas luftës jeta vazhdon. Ne do të jetojmë si fqinjë të mirë”.Pra, që të mendojmë për nesër është pra, domosdoshmëri historike edhe për shqiptarë si shumicë edhe për serbianë si pakicë”.
Çka është e pashmagëshme
Në rend të tretë, Baca e kishte analizuar situatën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prandaj e kishte përpunuar çdo detal se çka duhët të jetë e PASHMANGSHME në veprimin e zyrës. Në rend të parë që lufta çlirimtare të njihët në arenën ndërkombëtare; Në vijim ishte qëllimi që lufta të përfundojë me fitore të drejt; sa më shpejtë dhe sa më me pak viktima. Në këto rrethana Adem Demaçi dhe këshilltarët profesional, në asnjë variantë, nuk kishin paraparë deri në shtator 1998, se do të intervenojë ndojnë fuqi e jashtme në Kosovë. Të paktën, në Zyrën Politike një informatë të tillë askush nuk e posedonte.
Po,drejtuesi i Zyrës dhe ata këshilltarë që e përcillnin punën e Këshillit Sigurimit të OKB-ës e kishin të njohur përmbajtjën e Rrezolutës së KS OKB nga 31 marsi 1998 numër 1160, dokument ky që mbështetej në Kaptinën VII të Kartës së OKB. Kjo Kaptinë e Kartës OKB-ës ka përmbajtje se çdo agresor do të ndëshkohët me bombardim (Neni 42 dhe 43 i Kartës OKB), nëse tejkalohën kriterët e lirisë qytetare dhe zakonet e luftës. E liritë qytetare në Kosovë jo vetëm që nuk ekzistonin, por pushteti kishte shpallë shtetërrethim dhe kishte program të diegjës së tokës (bombardimin e lokaliteteve) dhe deportimin e popullsisë në përgjithësi në mënyrë që shqiptarët në Kosovës të zvogloheshin në pakicë kombëtare në 6 deri në 8%/. Pushteti pastaj kishte planin pasi që ta deportojë popullin, ta shkatrrojë UÇK-ës. Së këndejmi, Adem Demaçi- Baca e kishte përpiluar detyrën e shtruar se lufta totale është e pashmagëshme, dhe për atë luftë çlirimtare ia vlen të sakrifioish edhe jetën.
E vërteta, në dokumentet e pushtetit të okupatorit parashihej shfarosja e shqiptarëve, por nuk parashihet askund shuarja e punës së disa partive shqiptare, të cilat ishin regjistruar në Beograd, dhe konsideroheshin si një lloj mbulese para kërcnimeve të ndërkombëtare: me fjalët, “në Kosovë po veprojnë publikisht partitë shqiptare dhe ato nuk po pengohën”!.
Si përfundim, Baca e shtronte këtë pyetje në kuvendimet e njëzetë ditëve të para në Zyrën Politike të UÇK-ës: “Politikën do ta bëjmë me mendje (me tru). Ndërsa luftën çlirimtare do ta bëjmë me zemër, pa u trembur kurrë. Analoge me këtë, që ta mbani në mend, shtonte Baca gjatë këshillimeve se: “proza shkruhët me mend (me tru), ndërsa poezia shkruhët me ndienja (me zemër). Pra, lufta jonë çlirimtare do të jetë përkushtim i ndienjave (zemrës), në mënyrë që opinioni çlirimin dhe sigurimin e çlirimit, ta lidhim me faqe të bardhë, pa mbarim, që jeta të vazhdojë e koha mos të shkëputët nga mendja (nga truri), sepse filozofia ushtarake e UÇK-ës është edhe humane, sepse edhe okupatirit po i ndihmojmë që të çlirohet nga një peshë e rëndë gjakatare, në të cilën investon miliarda të kota. Prandaj, lufta jonë është fitimtare”.
E kush nuk po e kuptonte filozifinë politike të luftës, në radhët e popullit tonë edhe sot po e publikojmë këtë informatë se: rreth Zyrës Politike të UÇK-ës bënin roje shumë patriotë civilë, të cilët ishin piekur nepër demonstrata dhe burgje. Prandaj ata ishin të gatshëm të flijohën në çdo moment. Ndërsa ata të politikës paqesore kishin filluar ta kuptojnë se ku mbaronte politika e ku fillonte lufta jonë e drejt. E pas çlirimit, nuk duhët të na dhimbsën të gjithë ata që kur pas mbarimit të luftës disi do të mbesin me kokë ulur. Madje edhe sot “paqesorët” e kanë averzion UÇK dhe luftën e saj, fakt ky që dëshmohët me një luftë speciale për t` i mbuluar sheshet dhe emruar rrugët e vendbanimeve me emra të “historisë paqesore”, gjithnjë me prapavi për ta defaktorizuar luftën e derejtë. Ndëra në shumë biseda paqesorët rrahin gjoks se janë “shtetformues”.
Dhe mbane në mend, lexues të nderuar, çlirimtarët propogandonin se largimi i okupatorit nga Kosova do të ndodhë shumë shpejtë. Por paqesorët, edhe atëherë nuk do të ndrrojnë melodi dhe do të provojnë ta pervetsojnë hapësirën jetësore të kombit, me një politikë që i vjen era dualizëm, spse nuk i rrokën pushkët e të gjëndën në Ushtrinë Çlirimtare, që ishte për ta “Ushtria më e çuditëshme në botë”. E vërteta Ushtria e Adem Jasharit, në tërë globin e shënoi Epokën e Neoluftës. Po, ka pasë raste që, në takime paqesorët ishin shumë agresiv taktik, duke shtruar pyetje: “Ku i keni kazermat,ku i keni sallat e operacionit për të plagosurit; ku i keni fabrikat e armatimit; madje ju mungojnë edhe mjetët materiale elementare”. E këto pyetje shpesh mbeteshin pa përgjegje, sepse në shiqim të parë kishin të drejtë. Por,në shumë raste Baca ua thoshte se ideali i lirisë, është më i fuqishëm se sa çdo ushtri që granaton dhe vret nga afersia civilë të pa armë, siç janë shqiptarët.
Por, edhe atëherë, pas çlirimit ne nuk duhët ta ngrisim kokën, mësonte Baca, sepse asnjë popull kurrë nuk ka faj, pse mendon, por është e mbushur në tru e zemër me dymendësi, të cilën kur ta kupton, nuk do ketë më shansë për riprovim historik. Prandaj, këta edhe sot e lusim zotin t` i falë se prej neve nuk do ta kanë as një rrezik kurrë, sepse tani për tani u ka humbur udha në oborr, kanë mbetur kah fundi i ‘gotës’ së pushtetit!
Okupatori mësonte Baci atëherë, tani për tani është në ofenzivë. Por, shpejtë do të vij koha e do të bredhë, dhe do të propogandojë se e “ka fituar luftën”, sepse diplomacia e BE-s po i shkon për shtati, disi sepse UÇK-ën po e quan “terroriste”. Por në këto rrethana,do të pason një kohë dhe për ta do të vijë çaste shumë të ngushta, nëse nuk lirohën nga prangat e shovinizmit pansllavist. Po, ky popull sllavë që është ardhacak në Iliri, do ta kuptojë se shumë ka bredhë, rruga e tij ka qenë shumë e gjatë, por vonë për ta, do ta kuptojë se kanë lëvizuar nepër rreth të thatë. E çka i thonë veti sot ata 9 shqiptarë (disa prej tyre të deklaruar ‘novokomunista’ për të fituar pozita, që patën hyrë në Partin e Mira Markoviqit, më 1990. Ata sot janë njerëz të izoluar në veti, dhe nuk u ndihët zëri. Madje disa janë arratisë jashtë Kosovës, dhe atje kanë krijuar ‘strofull’ të ri, por mbi të gjitha e dijnë se shumë rëndë është me vdekë njeriu për së gjalli.
Taborri i paqesorëve, pas çlirimit, asnjëherë nuk i fitoi zgjedhjet në Kosovë, për të themeluar pushtet vetëm. Por disi ajo politikë po mbetët gjallë, me intriga të vjetra, duke shpresuar se zoti do ju ndihmojë. Për ndryshe në çdo palë zgjedhje, ‘fama’ po u zbret nga samari, për të mbetur një ditë edhe pa te. Madje, këta e kanë një detyrë të pavdekshme: ‘Adem Demaçit mos me iu lejua asnjë permendore në asnjë komunë’, sepse i ka kritikuar se po e shkelin bukën e lirisë-UÇK-ën. Për ndryshe më 9 prill 1999 kur u zhduk kufiri shqiptaro-shqiptar, i shprehur si ide nga Adem Demaçi qysh më 1958, prap paqesorët ngulën këmbë se “janë ata të parët” që e “thyen” kufirin dhe shumë kush i toleroi.
Të na lejohët ta publukojmë një fakt se më 1957 Adem Demaçi do t` i drejtohët Dr Esat Mekulit, drejtues i “JETËS RE” se: “Duhët me të gjitha mjetët ta ndërtojmë një rrugë tokësore dhe hekurudhore, që do ta lidhë Prishtinën me Tiranën dhe Durrësin, në mënyrë që gjithëandej ta shpërndajmë “Jetën e Re” dhe letersinë tonë modeste, sepse Naim Frashëri shumë do të na hidhërohët nëse nuk e bëjmë! Prandaj, thyerja e kufirit më 9 prill 1999 nga UÇK, e krijoi shansën e shekullit për bashkim kombëtar, e krijoi shansën që “JETA E RE”të bartet legalisht dhe të lexohët pa asnjë droe ku i thonë bukës bukë e ujit ujë! Pra, lufta na është imponuar si e nevojshme, e domosdoshme dhe e pashmagëshme. E kush nuk e ka kuptuar, duhët të mbështetët edhe në Luftën e NATO-s për 78 ditë bombardime ndaj një agresori nazifashist si ishte Serbia pansllaviste.
Shkrimi iu kushtohët: Shkollës së Hasan Prishtinës; Adem Demaçit, Adem JASHARIT dhe luftetarëve të UÇK-ës: nga Italia Françesko G.Bider; nga Franca Pajort Arnaut Pierr; nga Algjeria Murad Muhamed Ali, që u flijuan në Koshare me shumë shokë për rrënimin e kufirit shqiptaro-shqiptar, për çlirimin e Kosovës!

You Might Also Like

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!

TAGGED: #Hakif Bajrami
Kosova Times June 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK pranon ftesën e Kurtit për takim

Kosova Times Kosova Times April 30, 2025
I mituri arrestohet për vjedhje të rëndë
Ministri i Jashtëm francez: Parisi është gati të diskutojë pranimin e Ukrainës në NATO
Dhuna seksuale gjatë luftërave
Një muaj paraburgim të dyshuarve që kërcënuan pjesëtarët e KFOR-it italian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?