Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se se dalëngadalë po afrohet koha që Kosova t’i ketë institucionet.
Pas përfundimit të seancës konstituive, Limaj tha se është e qartë se do të ekzistojë marrëveshja politike që do t’i jep Kosovës institucionet e saj.
“Tani më tash e sa kohë janë zhvillimet e njëjta. Nuk ka dilemë se dalëngadalë qytetarët e Republikës së Kosovës presin sa më shpejtë ndërtimin e institucioneve. Secili subjekt politik e ka një agjendë të veten për t’i shteruar alternativat e ndryshme. Ajo që është e qartë është se duhet të kemi marrëveshje politike e cila do t’i jep Kosovës institucionet edhe në parlament dhe në qeveri. Besoj që secili subjekt politik e ka përgjegjësinë e vet”, ka thënë Limaj.
Ai tha se si Nismë kanë ofruar një mundësi mbi bazën e kapaciteteve të tyre për të dalë nga kjo kriza. “Ideja është për të qenë të përgjegjshëm dhe për të dhënë kontributin tonë për të dalë nga kjo krizë”, ka theksuar Limaj .