Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka njoftuar se punëtorët teknikë të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nesër, më 5 qershor, nga ora 10:00, do të fillojnë grevën.
FSPTSPK përmes një njoftimi për medie bën më dije se kjo grevë si shkak i mospagesave të rregullta.
“Shkasë i fillimit të grevës është mos pagesa e faturës nga spitali i Gjakovës , për kompaninë private që kryen shërbime në këtë spital.
Pra ne, edhe në festa të ndryshme duhet të përballemi me këto probleme, kjo mos pagesë është bërë për shkak të neglizhencës së spitalit të Gjakovës “Isa Grezda””, theksohet në njoftimin e tyre.