Në njoftimin e IPK-së thuhet se ishin njoftuar lidhur me dyshimet se punonjësi civil dyshohej se ishte përfshirë si i dyshuar në këtë rast dhe ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore në koordinim Prokurorinë Themelore Prizren.

“Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës së mitur, të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se i dyshuari me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren thuhet se është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tij.