Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, ka miratuar një deklaratë politike prej pesë pikave, që pasqyron qëndrimin e saj zyrtar për zhvillimet më të fundit në vend.
Sipas njoftimit, PDK riafirmon misionin e saj si forcë shtetformuese dhe shtetndërtuese, e përkushtuar gjithmonë ndaj interesit publik dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Tutje thuhet se PDK shpreh shqetësim të thellë për bllokadën aktuale institucionale që po e zvarritë themelimin e institucioneve të reja, më shumë se 100 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
“Bllokada nga koalicioni fitues ka shkaktuar pasiguri politike dhe dëm të madh për interesin qytetar. Në frymë përgjegjësie dhe konstruktiviteti, PDK ka propozuar zgjidhje konkrete për zhbllokimin e situatës”, thuhet në komunikatë.