By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë
Lajme

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/05 at 9:27 AM
Kosova Times Published June 5, 2025
Share
SHARE

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC), konstatoi një “përkeqësim të thellë” të të drejtave të punëtorëve në indeksin e saj vjetor të të drejtave, bazuar në 97 tregues të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe traktatet ndërkombëtare.

Të drejtat e punëtorëve, të cilat raporti i mat në 151 vende, ranë ndjeshëm veçanërisht në Europë dhe në Amerikë – me rezultatet më të këqija për këto dy rajone që nga fillimi i indeksit në vitin 2014.

Shqipëria renditet mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë, duke u vlerësuar me 3 nga ITUC. Ky klasifikim u referohet vendeve ku të drejtat e punëtorëve shkelën në mënyrë të vazhdueshme, megjithëse mund të ekzistojë një kornizë ligjore që i njeh ato.

“Në vitin 2025, një sërë zhvillimesh shqetësuese në Europë dhe më gjerë dëshmojnë një klimë gjithnjë e më armiqësore ndaj sindikatave dhe lëvizjeve punëtore.

Në Belgjikë, Finlandë dhe Francë, autoritetet kanë vazhduar me shtypjen e grevistëve, duke përdorur masa ndëshkuese dhe ndalime për të frenuar protestat.

Ndërkohë, qeveritë në Shqipëri, Hungari, Moldavi, Mal të Zi dhe Mbretërinë e Bashkuar janë kritikuar për abuzime me ligjin, duke zgjeruar në mënyrë të tepruar përkufizimin e “shërbimeve thelbësore” – një manovër ligjore që kufizon ndjeshëm të drejtën për grevë.

Në Greqi, Hungari, Serbi, Zvicër dhe Turqi, kompanitë kanë ndërhyrë drejtpërdrejt për të penguar aktivitetin sindikal, duke dëmtuar mbrojtjen e punonjësve dhe duke nënminuar organizimin kolektiv.

Një tjetër fenomen shqetësues është shfaqja e të ashtuquajturave “sindikata të verdha” – struktura të kontrolluara nga punëdhënësit – të cilat janë vërejtur në Armeni, Greqi, Holandë, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. Këto pseudo-sindikata përdoren për të zëvendësuar përfaqësimin e vërtetë të punëtorëve dhe për të dobësuar zërin e tyre në vendimmarrje”, thuhet në raport.

Në total, 87 për qind e vendeve shkelën të drejtën për grevë dhe 80 për qind shkelën të drejtën për negocim kolektiv, tha ITUC.

“E drejta për negocim kolektiv u kufizua në 80 për qind të vendeve (121)”, theksoi raporti.

Në Francë, për shembull, “pothuajse katër nga dhjetë marrëveshje kolektive u imponuan në mënyrë të njëanshme nga punëdhënësit, pa përfaqësim sindikal”.

Raporti gjithashtu theksoi “përndjekjen” ndaj drejtuesve sindikalë.

“Në Francë, më shumë se 1,000 drejtues dhe anëtarë të sindikatës Confédération générale du travail (CGT) po përballen me akuza penale dhe masa disiplinore për rolin e tyre në protestat masive kundër reformave të pensioneve”, thuhet në raport.

Europa përjeton rënien më të theksuar

ITUC i jep çdo vendi një vlerësim nga një (maksimumi) deri në pesë (minimumi), bazuar në respektimin e të drejtave të punëtorëve, si e drejta për grevë, protestë dhe pjesëmarrje në negocime.

Vetëm shtatë vende – përfshirë Gjermaninë, Suedinë dhe Norvegjinë – morën vlerësimin maksimal, krahasuar me 18 vende dhjetë vite më parë. Italia dhe Argjentina panë një rënie të vlerësimit të tyre në vitin 2025.

“Nëse kjo rënie vazhdon me këtë ritëm, pas dhjetë vitesh nuk do të mbetet asnjë vend në botë me vlerësimin më të lartë për respektimin e të drejtave të punëtorëve”, tha në një deklaratë drejtuesi i ITUC, Luc Triangle.

Në vitin 2025, Europa përjetoi rënien më të theksuar nga të gjitha rajonet e botës në dhjetë vitet e fundit.

ITUC gjithashtu, bëri të ditur se sindikalistë ose punëtorë u vranë në pesë vende gjatë vitit 2025: në Afrikën e Jugut, Kamerun, Kolumbi, Guatemalë dhe Peru.

Ndërkohë, Nigeria u rendit për herë të parë në listën e dhjetë vendeve më të këqija për të drejtat e punëtorëve.

Vetëm një numër i vogël vendesh panë përmirësime në këtë drejtim.

Reformat forcuan të drejtat sindikale në Australi, ndërsa në Meksikë, ndryshimet në legjislacionin e punës përmirësuan aksesin në drejtësi për punëtorët./monitor

You Might Also Like

Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare

Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë

Kosova Times June 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rruga pranë ambasadës ruse në Londër është lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times February 24, 2023
Jashari e Buhler flasin për të arriturat e Kosovës dhe FSK-së
Uebfaqja e Reporterëve pa Kufij u bllokua në Rusi
Gjate stuhisë se fuqishme “CIARAN”, teleshikuesit u befasuan me paraqitjen e reporteres drejtpërsëdrejt nga Spanja (VIDEO)
Krasniqi: Në Gjakovë po reflekton entuziazmi i fitores së madhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?