Komuna e Istogut, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë, duke përfshirë ato familje që janë nën asistencë sociale.
Në njoftimin e kësaj komune është bërë me dije se këto pako janë të financuara nga buxheti i Komunës së Istogut.
“Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove është bërë nga lista e familjeve në asistencë sociale, të cilën e posedon Drejtoria për Mirëqenie Sociale”, thuhet në njoftim.