By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
Lajme

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Kosova Times
Last updated: 2025/06/08 at 10:52 PM
Kosova Times Published June 8, 2025
Share
SHARE

Edhe Fushë Kosova, një nga komunat më të populluara në afërsi të Prishtinës, po përballet me problemin e menaxhimit të mbeturinave. Zonat përreth lagjeve, hapësirat afër shkollave dhe objekteve publike, gjithnjë e më shumë po mbushen me mbeturina të hedhura pa kontroll.

 

Banorët e kësaj komune shprehen të shqetësuar me gjendjen aktuale, teksa një pjesë të fajit për këtë gjendje ua hedhin mbingarkesës së madhe të kësaj komune dhe papërgjegjësisë së qytetarëve dhe asaj institucionale.

“Jo aq i pastër, sepse është qytet i mbingarkuar dhe në ndërtim. Thirrja ime është që institucionet të jenë më të përgjegjshme sidomos ndaj kritereve për ndërtim”, tha Ismet Toverlani, banor.

“Ne qytetarët e shohim këtë gjendje, por nuk kemi çfarë të bëjmë, ose duhet të pajtohemi me gjëra të mira ose të këqija”, tha një banor tjetër.

Nga opozita në këtë komunë thonë se kjo gjendje është si pasojë e mosplanifikimeve të duhura nga komuna.

“E gjithë kjo është si pasojë nga mungesa e një plani të Komunës. Që kur kanë nisur ndërtimet në këtë qytet, nuk janë paraparë pikat grumbulluese që do t’i ndihmonin edhe Kompanisë ‘Pastrimi’”, tha Durim Hajra, shef i asamblistëve të VV, Fushë Kosovë.

Ndërkaq, nga Komuna e Fushë Kosovës thonë se janë duke punuar për të gjetur alternativa të tjera për grumbullimin e mbeturinave.

“Kompania ‘Pastrimi’ me mundësitë e veta reflekton në Komunën tonë, sepse është regjionale. Deri më tani kemi arritur ta bëjmë grumbullimin e mbeturinave me kohë. Edhe pse Komuna ka ofruar resurse të veta për grumbullimin e tyre, prapë kemi mungesë të disa mjeteve dhe derivateve. Deri tani situata nuk është urgjente, por as stabile. Kemi themeluar një grup punues ku jemi duke punuar me kompaninë. Po ashtu, jemi duke gjetur alternativa tjera në situatë që kur ndërmarrja nuk mundet të kryejë detyrat e veta, ta bëjmë ne”, tha Besnik Osmani, nënkryetar i Fushë Kosovës.

Ai shtoi se Fushë Kosova ka shënuar rritje të banorëve dhe të bizneseve, prandaj theksoi se janë të nevojshme më shumë resurse nga ndërmarrja “Pastrimi” që qyteti të jetë më i pastër.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times June 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Scholz e quan “egoiste” kërkesën e Trumpit për të marrë metale të rralla nga Ukraina në këmbim të ndihmës amerikane

Kosova Times Kosova Times February 4, 2025
Gjendet i vdekur një person në Gllamnik
Forca e Sigurisë së Kosovës nderon viktimat e 11 shtatorit
BE konfirmon se Lajçak do të ketë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin në Davos
Macron i jep Zelenskyt Medaljen e Nderit të Francës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?