By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?
November 3, 2025
Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten
November 3, 2025
Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit
November 3, 2025
Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar
November 3, 2025
Qeni vret një foshnjë nëntëmuajshe në Mbretërinë e Bashkuar
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
Turizëm

Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve

Kosova Times
Last updated: 2025/06/09 at 10:38 AM
Kosova Times Published June 9, 2025
Share
SHARE

Projekti `Ndërtimi i shkallëve për ngjitje te Guri i Shpuar` është një iniciativë e Komunës së Kaçanikut, e cila po ashtu ka financuar këtë investim. Vlera e projektit, sipas kontratës me operatorin ekonomik, arrin afërsisht 218 mijë euro.

 

Pranverë Loku-Zharku drejtoreshë për zhvillim ekonomik dhe turizëm thekson për RTK, se për shkak të terrenit jashtëzakonisht të vështirë dhe sfidave të hasura gjatë implementimit, ka pasur vonesa në përfundimin e projektit.

Megjithatë, punimet aktualisht ndodhen në fazën finale dhe pritet të përfundojnë së shpejti.

Sipas saj qëllimi kryesor i këtij projekti është promovimi i vlerave historike, kulturore dhe natyrore të Grykës së Kaçanikut  një zonë e njohur në historinë shqiptare për rezistencën e saj në luftërat kundër pushtuesve.

Në të njëjtën kohë, projekti synon të nxisë zhvillimin e turizmit në komunën e Kaçanikut, duke ofruar hapësira rekreative dhe shtigje të sigurta për këmbësorët. Këto shtigje do t’u shërbejnë jo vetëm banorëve të Kaçanikut, por edhe turistëve që duan të eksplorojnë Grykën dhe zonat përreth.

Për shkak të pamjes piktoreske dhe natyrës së veçantë, Gryka e Kaçanikut ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin turistik në përgjithësi.

Edhe pa u përfunduar plotësisht projekti, është vënë re një ndikim pozitiv, pasi ai ka arritur të tërheqë vizitorë nga qytete të ndryshme të Kosovës, nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe turistë të huaj.

Komuna e Kaçanikut synon të realizojë këtë vit edhe një projekt tjetër ambicioz, “Ndërtimi i ballkonit panoramik”. Ky projekt do ta bëjë ngjitjen më atraktive dhe do të përmirësojë përvojën e vizitorëve në këtë shteg.  Sa i përket trashëgimisë kulturore, Kaçaniku është i pasur me objekte historike dhe kulturore të rëndësishme, por sipas drejtoreshës Zharku buxheti i vogël po i kufizon investimet në këtë komunë.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së identitetit historik dhe zhvillimit të qëndrueshëm turistik në këtë rajon.

You Might Also Like

Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz

Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000

Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët

Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë

Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget

Kosova Times June 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Opozita: Së pari kërkesat e studentëve, pastaj zgjedhjet e lira

Kosova Times Kosova Times January 28, 2025
ATK: Brenda vitit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese
Harris premton qasje më të ashpër ndaj migrimit dhe mbështet armët për Izraelin
Pse Putin do të preferonte një ngërç në vend të sulmit bërthamor?
Çfarë pas pranimit të propozimit të BE-së?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?