Sipas njoftimit, rastet e regjistruara janë: 14 raste nga Ferizaji, 4 raste Prishtina,  2 raste  nga Shtimja dhe nga 1 rast në komunat: Lipjan, Fushë Kosovë dhe Kaçanik.

“Numri më i madh i rasteve të raportuara janë nga komuna e Ferizajt (60.9%) dhe shumica në mesin e fëmijëve të moshës 1–2 vjeç”, njofton IKSHPK.

Sipas IKSHPK-së, të gjitha rastet janë të pavaksinuara. Mbi 85% e tyre kanë lidhje me institucione parashkollore, siç janë çerdhet dhe kopshtet, duke ngritur shqetësime për sigurinë në ambientet kolektive të fëmijëve.

“IKSHPK bën thirrje të fuqishme për vaksinimin e menjëhershëm të të gjithë fëmijëve sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit.

Vaksina MMR (Fruth, Shtyta dhe Rubellë) është falas, e sigurt dhe shpëton jetë.

“Për më shumë informata, kontaktoni qendrën më të afërt të vaksinimit në komunën tuaj!”, thuhet në postimin e tyre në “Facebook”.