Deputeti, Daut Haradinaj, tha se sa më shpejt duhet të bëhet zgjidhje. Ai tha se AAK-ja është e gatshme për qeveri të opozitës.
“Po pres që do të reflektojnë. Kurti ka thënë që i kanë votat për qeverinë, por për Kuvend nuk e kuptoj çfarë pozicioni po mbanë. Por ne jemi të gatshëm të japim votim për tre emra konkret. Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar, jemi të gatshëm për qeverinë e opozitës, nuk e kemi ndonjë emër , ndonjë preferencë. Kemi thënë që nuk kemi kushte, jemi të gatshëm të vazhdojmë”, tha Haradinaj para gazetarëve.