Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u takuan me ekipin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës për t’i shprehur mirënjohje për ndihmën e ofruar gjatë një emergjence të fundit në malet e Sharrit, ku ishte i përfshirë një shtetas amerikan.
“Ekspertiza dhe angazhimi i tyre ndihmojnë në mbajtjen e sigurt të aventurierëve në të gjithë Kosovën,” thuhet në njoftimin e Ambasadës.