Për takimin e realizuar në Mitrovicë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se arsyeja ishte diskutimi për bashkëpunim midis Qeverisë dhe komunave.

Ai ka thënë se Kurti katakuar Hamzën, pas takimit që paraprakisht kishte me Erden Atiqin, kryetarin e Mitrovicës së Veriut.

Ndërkohë, zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Blerina Kastrati, përveç konfirmimit të takimit Kurti-Hamza, nuk ka dhënë ndonjë arsye apo për temat e diskutuara.