“Kontingjenti, i caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimi të KFOR-it, ofron aftësi të vlefshme të UAS (Sistemit Ajror Pa Pilot) që kontribuojnë në ruajtjen e vetëdijes së azhurnuar për situatën për Komandantin e Misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës së tij, Barduani shprehu mirënjohjen për ushtarët e kontingjentit shumëkombësh, të vendosur së fundmi në Kosovë, për kontributin dhe përkushtimin e tyre të vlefshëm për të siguruar një mjedis të sigurt.