By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkesa e Serbisë në ICJ e shndërroi Rezolutën 1244 në kapitull të mbyllur dhe Pavarësinë e Kosovës në realitet të njohur ndërkombëtarisht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kërkesa e Serbisë në ICJ e shndërroi Rezolutën 1244 në kapitull të mbyllur dhe Pavarësinë e Kosovës në realitet të njohur ndërkombëtarisht
Uncategorized

Kërkesa e Serbisë në ICJ e shndërroi Rezolutën 1244 në kapitull të mbyllur dhe Pavarësinë e Kosovës në realitet të njohur ndërkombëtarisht

Kosova Times
Last updated: 2025/06/10 at 3:28 PM
Kosova Times Published June 10, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Gurakuç KUÇI – Hulumtuesi i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”

Më 10 qershor 1999, pas ndërhyrjes humanitare të NATO-s për ndaljen e gjenocidit dhe pastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244. Kjo rezolutë vuri në themel një administrim të përkohshëm ndërkombëtar për Kosovën, të udhëhequr nga UNMIK, praninë e forcave ndërkombëtare të sigurisë (KFOR) dhe tërhoqi nga Kosova forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Rezoluta 1244 krijoi një kornizë të përkohshme politike dhe juridike për të lehtësuar një proces negociues për statusin përfundimtar të Kosovës. Ky proces ndërkombëtar, që përfshinte përpjekjet e OKB-së, BE-së dhe SHBA-së, kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga përfaqësuesit e saj.

Në përpjekje për ta kontestuar këtë zhvillim historik dhe legjitim, Serbia i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që t’i drejtohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) me këtë pyetje:

“A është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpallja e njëanshme e pavarësisë nga institucionet përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës?”

Më 22 korrik 2010, ICJ dha një opinion të qartë dhe të fuqishëm duke deklaruar:

“Deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999), dhe as Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë.”

Kjo ishte një përgjigje juridike e paprekshme, e kërkuar vetë nga Serbia, që legjitimoi plotësisht aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Por, fatkeqësisht, as gjenocidi i kryer në Kosovë, e as përgjigjja e organeve më të larta juridike ndërkombëtare, nuk mjaftuan që Serbia të tërhiqej nga mendësia e saj e vjetër agresive dhe hegjemoniste. Hipokrizia e Beogradit qëndron në faktin se, edhe pse vetë i kërkoi opinionin ICJ-së, tani e injoron atë, sepse nuk i përshtatet interesave të saj.

Shtrohet pyetja: Po sikur përgjigjja të kishte qenë në favor të Serbisë? Duke gjykuar nga praktikat e së kaluarës, është e arsyeshme të besojmë se autoritetet serbe do të ishin përpjekur ta përdornin atë opinion si precedent për të legjitimuar ndërhyrje edhe me forcë, madje edhe duke rrezikuar stabilitetin rajonal e më gjerë.

ICJ, në thelb, konfirmoi se Rezoluta 1244 e kishte përmbushur funksionin e saj, duke hapur rrugën për një proces të ri politik dhe juridik që çoi drejt pavarësisë së Kosovës. Kjo rezolutë sot është e absorbuar në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, ashtu siç është edhe prania e KFOR-it, që operon në përputhje me mandatin e tij dhe me kërkesën e institucioneve të Kosovës.

Që nga momenti i publikimit të opinionit të ICJ-së, Serbia ka zhvilluar një strategji të vazhdueshme për ta zhvleftësuar këtë opinion, duke u përpjekur që diskursin ndërkombëtar ta rikthejë te interpretimet selektive të Rezolutës 1244. Në dhjetor të vitit 2022, Serbia i dërgoi një kërkesë zyrtare KFOR-it për rikthimin e trupave të saj në Kosovë, duke pretenduar mbështetje në nenet e kësaj rezolute.

Përgjigjja e komunitetit ndërkombëtar ishte e qartë dhe e prerë:

  • Ned Price, zëdhënës i atëhershëm i Departamentit Amerikan të Shtetit, deklaroi:

“Ne nuk e mbështesim kthimin e forcave serbe në Kosovë. Një veprim i tillë do të shënonte një përshkallëzim të ndjeshëm dhe do të dëmtonte stabilitetin rajonal.”

  • KFOR, më 8 janar 2023, përmes Komandantit të saj, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, konfirmoi:

“Kërkesa e Serbisë është marrë, por u refuzua, pasi KFOR-i nuk e konsideroi të nevojshme.”

  • Po ashtu, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, theksoi qartë:

“Nuk ka nevojë për kthimin e trupave serbe në Kosovë. KFOR-i mbetet i vetmi kuadër ligjor i sigurisë në Kosovë.”

Pas këtyre refuzimeve, Beogradi iu kthye përdorimit të forcës, përmes aktit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, me qëllim që të nxiste destabilizim të brendshëm dhe të krijonte një situatë që do të kërkonte ndërhyrje ndërkombëtare me skenar të ndarjes de facto të veriut të Kosovës, një rikthim i skemës së njohur të ndarjes përmes “kordonit sanitar”, si në vitin 1999.

Pas dështimit të këtij skenari, Serbia vazhdoi agresionin në formën e luftës hibride, përmes dezinformimit, instrumentalizimit të Kishës Ortodokse Serbe, infiltrimeve në struktura ilegale dhe presionit diplomatik për rikthimin në interpretimet e vjetra të Rezolutës 1244, etj.

– Në korrik 2024, Derek Chollet, ish-këshilltar i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, reagoi ndaj kësaj fushate duke deklaruar qartë:

“Rezoluta 1244 krijoi një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës. Dhe ky proces u zhvillua dhe rezultoi në pavarësinë e Kosovës.”

Ky qëndrim është i pakontestueshëm dhe përbën një vijë të qartë ndarëse midis të drejtës ndërkombëtare dhe narrativës manipuluese serbe.

Serbia, edhe sot, refuzon të marrë përgjegjësi për veprimet gjenocidale të regjimit të Millosheviqit dhe vazhdon të ndjekë një linjë politike që e vendos përballë vlerave euro-atlantike, ligjshmërisë ndërkombëtare dhe paqes në rajon. Është e rëndësishme të kujtohet se presidenti aktual i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka qenë pjesë e qeverisë së Millosheviqit, një vazhdimësi politike që dëshmon se shkëputja nga mentaliteti i viteve ’90 nuk ka ndodhur asnjëherë realisht.

Sot është ajo dita ku do lexojmë më mijëra vajtime të Serbisë dhe interpretime të njëanshme dhe selektive të Rezolutës 1244. Aq shumë gënjeshtra sa siç thoshte edhe Dobrica Çosiq se gënjeshtra është formë e patriotizmit serb.

You Might Also Like

Strategji e rrezikshme në rrjete sociale: A po teston Serbia terrenin për kaos në veri të Kosovës?

Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike

Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz

OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së

Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë

TAGGED: #Gurakuç Kuçi
Kosova Times June 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Analistët serb për ofensivën e paralajmëruar diplomatike të Vuçiqit

Kosova Times Kosova Times September 18, 2024
Ndahen 720 mijë euro për subvencionimin e faturave të energjisë
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në front, Rusia ka përhapur rrjetet e rekrutimit në rajonet më të varfra të planetit
Dhuna mes të rinjve: “Përtej kërkesave materiale, prindërit duhet të fokusohen në vlera”
Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?