“Kemi hyrë në javën e pestë kur nga opozita ka shkuar kërkesa në Kushtetuese e po presim këtë aktvendim. Ajo çfarë është e rëndësishme e them me përgjegjësi të plotë se qëllimi i bllokadës është qëllim në vetvete. Mjerisht deputetët e opozitës vijnë këtu me qëllimi e vetëm të bllokojnë konstituimin e Kuvendit me qëllim që të bllokojnë formimin e qeverisë ‘Kurti 3”.

Muja tha se konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithëve.

“Nuk thotë askund se gjithë Kryesia e Kuvendit i takon fituesit. Madje sikur ne t’i fitojmë 90 për qind të votave, Kushtetuta e Kosovës është e ftohtë thotë “i ke 2 përfaqësues, prapë të tjerët vijnë nga partitë opozitare”, sepse ky është rregullimi ynë kushtetues. Nuk është çështja tek një kandidat i përveçëm, çështja e thelbi i gjithë kësaj katrahure është për ta bllokuar formimin  e qeverisë ‘Kurti 3’ e për ta mohuar vullnetin e qytetarëve të manifestuar me 9 shkurt”, deklaroi ai.