By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë
October 11, 2025
Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë
October 11, 2025
Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet
October 11, 2025
Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor
Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor

Kosova Times
Last updated: 2025/06/11 at 7:53 PM
Kosova Times Published June 11, 2025
Share
SHARE

Sot në Prishtinë është shënuar 26 vjetori i çlirimit. 11 qershori shënon edhe hyrjen e trupave të Zonës Operative të Llapit të UÇK-së në kryeqytet.

 

Ish komandant i UÇK-së -së, Fatmir Sopi, tha se kryeqyteti ishte kursyer nga veprimet e drejtpërdrejta luftarake gjatë luftës së UÇK-së sepse ishte qendër politike dhe sensibilizonte opinionin botëror për luftën në Kosovë.

“Në Prishtinë janë mbajtur protesta në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe për arsye se ishte e mbipopulluar edhe me të zhvendosurit nga zona tjera të luftës. Qëllimi i mos aktiviteteve tona direkte ka qenë që të mbrohet popullata civile nga masakrat sepse soldateska serbe nuk kursente askënd”, tha ai në “Info Plus” në RTK

Sopi ka sqaruar se para qershorit e mbanin Prishtinën të rrethuar dhe se në të gjitha fshatrat vepronin njësitet e UÇK-së. “Ishim në gjendje gatishmërie dhe kryenim luftime sporadike me njësite serbe të cilat ishin në lëvizje.Ne morëm informacion se forcat serbe gjatë tërheqjes mund të bënin masakra, prandaj si komandë e Brigadës 153 në fillim të qershorit vendosëm që njësitet elite të UÇK-së të hynin në Prishtinë dhe t’i zinin pozicionet e duhura”, ka rrëfyer ai..

Sopi ka kujtuar që më 11 qershor morën vendim që në vende të caktuara të vendosen flamuj kombëtarë dhe të shpallet Prishtina qytet i lirë. “Në ato momente shpërthyen edhe lot gëzimi nga shumë qytetarë që kishin mbetur aty. Ka qenë një ngjarje e papërshkruar sepse përpjekja shekullore për liri dukej në horizont. Njësitet e UÇK-së tanimë kishin marrë kontrollin në zonat periferike të qytetit, ndërsa forcat serbe prisnin urdhrin për tërheqje”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe luftimet e kësaj brigade me forcat serbe, teksa ka thënë se në pamundësi që të përballen me ta, ata kryen masakrat në Makovc, Grashticë dhe Koliq.

Sopi ka theksuar se me 12 qershor kanë pushuar të gjitha veprimet luftarake të UÇK-së dhe se aspekti i sigurisë i ishte dorëzuar forcave të NATO-s.

You Might Also Like

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

Fazliu ankohet në Kushtetuese, ka emrin me shkronja të vogla në fletëvotim

Kosova Times June 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Propozojë doracak të edukimit kombëtar dhe të ngritjes së vetëdijes kombëtare

Kosova Times Kosova Times November 15, 2024
Shoigu njoftoi krijimin e dy ushtrive të reja dhe 14 divizioneve
ShSKUK: Kryhet me sukses një intervenim tek një p
Ukraina iu nënshtrua një sulmi të ri masiv rus gjatë natës
Ferizaj, një person shoqërohet në polici ka shtënë me armë në aheng familjar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?