By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
Lajme

U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit

Kosova Times
Last updated: 2025/06/12 at 5:15 PM
Kosova Times Published June 12, 2025
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka mbajtur dialogun e radhës në fushën e migrimit në mes Kosovës, Zvicrës dhe Lihtershtejnit.

 

Me këtë rast, sekretarja e Përgjithshme e MPB-së, Farije Ternava-Sheremeti, theksoi se Republika e Kosovës ka bërë përparim të dukshëm në fushën e migrimit vitet e fundit, duke konsoliduar kornizën ligjore e strategjike, duke përmirësuar kapacitetet institucionale dhe duke ndërtuar sisteme të avancuara për menaxhimin dhe analizën e migrimit.

“Sot, e them me shumë siguri se migrimi  në Kosovë po ndryshon. Nga një vend kryesisht i origjinës, po shndërrohemi gradualisht në një vend destinacioni për punëtorë të huaj. Ky ndryshim sigurisht që  kërkon një qasje të re, të koordinuar, të bazuar në të dhëna dhe të përqendruar në të gjithë ciklin e migrimit, marrëveshjen për mobilitet në punë, deri te mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe angazhimi i diasporës”, theksoi Ternava-Sheremeti, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjatë këtij dialogu, sekretarja e Përgjithshme e MPB-së, vuri në dukje se përkundër arritjeve që janë bërë, sfidë mbetet nevoja  për forcim të mëtejshëm institucional, ndërlidhje të sistemeve dhe angazhim më të gjerë të gjithë shoqërisë. Për këtë arsye, MPB së bashku me institucionet e tjera relevante kanë  nisur procesin për hartimin e Strategjisë së re për Migracionin 2026–2030, e cila do të hartohet mbi arritjet aktuale dhe do të orientohet drejt një qeverisjeje moderne gjithëpërfshirëse dhe zhvillimore të migrimit.

Në këtë takim theks i veçantë iu vu është mbështetjes së pakursyer  të  qeverisë zvicerane në këtë rrugëtim dhe për këtë, delegacioni i Kosovës e falënderoi delegacionin  zviceran për gjithë mbështetjen.

Në kuadër të këtij dialogu u diskutuan disa nga sfidat  me lëvizjet e ndryshme të migrantëve që po përballën pothuajse të gjitha shtetet e BE-së. Ndërsa në kuadër të arritjeve të Republikës së Kosovës në këtë fushë, u vunë në dukje zbatimi i aktiviteteve që dalin nga Strategjia dhe Plani i Veprimit për Migracionin 2021-2025, adresimi i nevojave të fëmijëve migrantë të pashoqëruar dhe grupeve të cenueshme,  rritja e kapaciteteve të akomodimit etj.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times June 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Trump sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times Kosova Times August 4, 2025
Ministria e Drejtësisë shpalli ish-këshilltarin e Putinit, Andrey Illarionov dhe shkrimtaren Linor Goralik “agjentë të huaj”
Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq
Pronari grek e plagosi në këmbë me sharrë elektrike dhe e la në mal, i mori telefonin dhe… (Dëshmia e vëllait të viktimës)
Udhëheqësja e opozitës thotë se fati i Bjellorusisë është i ndërthurur me atë të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?