“Nuk kemi nevojë që të dërgojmë në mënyrë zyrtare, sepse janë tema publike, ashtu siç janë të shkruara edhe të analizuara, disa kanë qenë edhe pjesë e planit elektoral të LDK-së.  Këto janë tema nacionale, nuk janë tema që i takojnë vetëm një subjekti politik. Kjo ëhstë ofertë për të kaluar ngërçin politik”, tha ai.

Ndërkohë, nuk ka dashur të komentojë deklarimet e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi, që ka thënë se “qeveria e unitetit’ nuk mund të jetësohet, e nëse LDK i jep garanci për të gjitha votat e deputetëve ai do t’i sigurojë 10 votat e komuniteteve pa Listën Serbe.

“Ne duhet të shohim këtë që po ndodhë, ngërçin e krijuar nga LVV-ja për shkak të konstituimit të Kuvendit e tek kur të krijohet mundësia që të kalohet tek i dyti që mund  t’i ketë 61 deputetë, ajo është temë tjetër. LDK edhe për këtë çështje është përcaktuar”, tha Zemaj.