Një person ka pranuar ndihmë mjekësore në emergjencën e qytetit në Ferizaj pasi ishte vetëplagosur në këmbë.
Policia ka theksuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00 dhe u iniciua si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit në Ferizaj për shkak se ishte vetë-plagosur në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetë dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.