Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se procesi i spërkatjes do të realizohet çdo ditë nga ora 19:30 deri në orën 01:00 pas mesnate.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe, qytetarët luten që të mbajnë dritaret e mbyllura për të parandaluar futjen e insekteve në shtëpi.

Kryetari i Gjilanit, njëkohësisht, u bënë thirrje të gjithë bletarëve që, për arsye sigurie, t’i mbajnë bletët e mbyllura nga ora 19:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në funksion të shëndetit publik dhe mirëqenies së përbashkët”, ka thënë Hyseni.