By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
EULEX vazhdon mandatin teknik në Kosovë
June 16, 2025
BE-ja zgjat sanksionet kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë për një vit
June 16, 2025
Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit
June 16, 2025
Presidentja Osmani: Një tjetër medalje botërore për Kosovën
June 16, 2025
Sanders: Izraeli vrau kryenegociatorin bërthamor të Iranit
June 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra njerëz protestojnë kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Mijëra njerëz protestojnë kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali
Turizëm

Mijëra njerëz protestojnë kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

Kosova Times
Last updated: 2025/06/16 at 12:02 PM
Kosova Times Published June 16, 2025
Share
SHARE

Mijëra njerëz dolën në rrugë të dielën në protesta të koordinuara në Spanjë , Itali dhe Portugali kundër turizmit masiv, duke kërkuar një ripërcaktim të një modeli ekonomik që ata thonë se po rrit çmimet e banesave dhe po ndryshon frymën e qyteteve të tyre të lindjes.

Një burrë shikon nga ballkoni i tij një protestë kundër turizmit të tepërt në Palma de Mallorca, Spanjë, 15 qershor 2025.
Një burrë shikon nga ballkoni i tij një protestë kundër turizmit të tepërt në Palma de Mallorca, Spanjë, 15 qershor 2025.

Njerëzit dolën në rrugët e disa prej destinacioneve turistike më të njohura në Evropën Jugore – të tilla si Barcelona, ​​​​Palma de Mallorca, Venecia, Lisbona.

Disa prej tyre përdorën pistoleta uji kundër grupeve të turistëve.

Protestuesit rrethuan turistët në një kafene në Palma de Mallorca, Spanjë.
Protestuesit rrethuan turistët në një kafene në Palma de Mallorca, Spanjë.

“Ideja e pistoletave me ujë është t’i trembë pak turistët”, tha për AP-në Andreu Martinez , një protestues në Barcelonë . Qyteti ka një popullsi prej 1.7 milionë banorësh , krahasuar me 15.5 milionë vizitorë vitin e kaluar.

“Barcelona u është dorëzuar turistëve. Kjo është një luftë për t’ua kthyer Barcelonën banorëve të saj”, shtoi ai.

"Bojkotoni AirBnB-në", shkruan një poster në Barcelonë. AirBnB është një shërbim qiraje afatshkurtër.
“Bojkotoni AirBnB-në”, shkruan një poster në Barcelonë. AirBnB është një shërbim qiraje afatshkurtër.

Martinez thotë se qiraja e tij është rritur me më shumë se 30%, pasi më shumë apartamente në lagjen e tij po u jepen me qira turistëve për qëndrime afatshkurtra. Ai thotë gjithashtu se ka pasur një efekt edhe zëvendësimi i dyqaneve tradicionale me biznese që u shërbejnë turistëve, siç janë dyqanet e suvenireve, vendet e hamburgerëve dhe të ngjashme.

“Po na nxjerrin jashtë sistematikisht”, thotë Martinez.

«Nëse vini ju, unë duhet të iki», shkruhet në një poster të mbajtur lart nga një protestues në Palma de Mallorca.
«Nëse vini ju, unë duhet të iki», shkruhet në një poster të mbajtur lart nga një protestues në Palma de Mallorca.

Rreth 5,000 njerëz u mblodhën në Palma, kryeqytetin e Majorkës, ku të dielën u zhvillua protesta më e madhe. Qindra të tjerë protestuan në Granada , në Spanjën jugore, dhe në qytetin verior të San Sebastianit , si dhe në ishullin e Ibizës .

«Pasuria juaj, mjerimi ynë», shkruhet në një poster në Palma de Mallorca.
«Pasuria juaj, mjerimi ynë», shkruhet në një poster në Palma de Mallorca.

Pati edhe protesta më të vogla në qytete me turizëm masiv si Venecia dhe Lisbona.

Protesta në Lisbonë kundër turizmit të tepërt
Protesta në Lisbonë kundër turizmit të tepërt

Qytetet anembanë botës kanë vite që po përpiqen të përballen me turizmin masiv dhe bumin e platformave të qirasë afatshkurtër si Airbnb, thekson AP.

Muajin e kaluar, qeveria spanjolle urdhëroi Airbnb të hiqte nga platforma gati 66,000 shtëpi pushimi me qira, të cilat sipas saj shkelnin rregullat lokale.

Protestuesit në Palma de Mallorca
Protestuesit në Palma de Mallorca

Ministri spanjoll i të drejtave të konsumatorit, Pablo Bustinduy, i tha AP-së se sektori i turizmit “nuk mund të rrezikojë të drejtat kushtetuese të popullit spanjoll” që mbrojnë të drejtën e tyre për strehim dhe mirëqenie.

Carlos Cuerpo , ministri i ekonomisë, shtoi në një intervistë të veçantë se qeveria është e vetëdijshme se duhet të merret me efektet anësore të padëshiruara të turizmit masiv.

You Might Also Like

Masat më të pazakonta kundër sjelljes së turistëve në vitin 2025

Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të huaj në sitet kulturore në 5 muajt e parë të vitit

Tre ditë në Napoli: Pica e parë në botë, sekrete nëntokësore dhe sharmi i parezistueshëm i kaosit

Këto janë vendet më të rrezikshme për pushime në botë për vitin 2025

ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve

Kosova Times June 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MFPT: Vlerësohet pozitivisht performanca ekonomike e Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Australia tërheq njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit
Jeremiq: Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është tradhti, mund të parandalohet vetëm me referendum
Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro
Dy pakica, dy standarde!?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?