By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një qytet, dy vende: Kufiri shtetëror më i çuditshëm në botë kalon nëpër Evropë
October 25, 2025
Me aromën e Mesdheut: Recetë për qofte të mbushura me djathë
October 25, 2025
Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
October 25, 2025
Dy shoferë në Ferizaj u pezullohen patentat e shoferit për 12 muaj
October 25, 2025
Moti në Shqipëri me reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe qendrore
October 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guerot e Rohde bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Guerot e Rohde bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve
Lajme

Guerot e Rohde bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve

Kosova Times
Last updated: 2025/06/17 at 11:19 PM
Kosova Times Published June 17, 2025
Share
SHARE

Depresive e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dështimin për 33 herë me radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

 

Diplomati gjerman tha se për të është zhgënjyese të mos ketë institucione funksionale, derisa tha se Kosova nuk e ka luksin për një ngecje të tillë.

“Që të jem i sinqertë, për mua më duket me të vërtetë depresive, për kandidaten, për reputacionin e vetë Kuvendit. Shumë depresive për gjithë popullatën që ka votuar,” tha ndër të tjera ai.

Rohde përmendi nevojën për kompromis.

“Nevoja është kompromisi dhe nëse secili e thotë ‘vetëm unë kam të drejtë’, në princip është në rregull kjo gjë, por që në politikë duhet kompromisi, duhet zgjidhja,” derisa e përmendi rastin e Gjermanisë që tha se, për hir të vendit, u formua koalicioni shpejt, ndonëse nuk ishte lehtë. “Pas përpjekjes së parë të zgjedhjes së kryeministrit, pas tri orësh e gjetëm zgjidhjen e problemit. E themi, më së pari shteti, pastaj partitë politike,” nënvizoi ai.

Ndërkohë, i dërguari i Francës në Kosovë, Guerot, situatën e quajti frustuese.

“Nëse ka një këshillë prej nesh për të bërë kompromisin, sigurisht që po. Kompromisi është zgjidhja, edhe për të zgjidhur çështjet e mbetura sa i përket negociatave me Serbinë, gjithsesi që duhet njëlloj diskutimi e mirëkuptimi midis partive politike të Kosovës, pikë së pari, dhe po, për hir të këtij vendi do të ishte shumë më mirë,” deklaroi ambasadori francez në RTK Prime.

Të dy diplomatët përmendën pasojat e Kosovës në aspektin ekonomik e politik si shkak i mungesës së institucioneve të dala nga zgjedhjet.

“Kosova është vend i pavarur, sovran, duhet të bëjë punët e veta vetë, ndërsa ne thjeshtë mund të nënvizojmë pasojat e mosveprimit. Janë fondet e rritjes së BE-së, nuk mund të miratohen ato nëse nuk ka parlament. Nëse Kosova nuk vepron, thjesht do t’i ikin zhvillimet,” tha Rohde.

Ndërsa, Guerot potencoi se ekziston vullnet, sipas tij, goxha i mirë në Bruksel e vendet anëtare që Kosova ekonomikisht, politikisht, ndërkombëtarisht të përfitojë.

Guerot tha se Kosova ka shumë miq e nuk është aspak e izoluar, përveç sipas tij, nëse e izolon vetën përmes mungesës së dialogut ose vullnetit politik.

You Might Also Like

Dy shoferë në Ferizaj u pezullohen patentat e shoferit për 12 muaj

Moti në Shqipëri me reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe qendrore

Moti me ndryshime gjatë fundjavës në Kosovë

Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja

Spiunazhi-lufta nën hije

Kosova Times June 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ASK: Deficiti tregtar prej 29,6% në janar 2025, krahasuar me janar 2024

Kosova Times Kosova Times February 25, 2025
17 shkurti zyrtarisht dita e Pavarësisë së Kosovës në Iowa
Tri raste të dhunës në familjes gjatë 24 orëve të fundit
OKB: Kufiri ShBA-Meksikë, rruga më vdekjeprurëse në botë për migrantët
Çitaku: Me Kurtin s’pajtohemi pothuajse për asgjë, por në raport me Serbinë nuk duam që të dështojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?