By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe sa duhet të pres qytetari i Kosovës?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Edhe sa duhet të pres qytetari i Kosovës?
Opinion

Edhe sa duhet të pres qytetari i Kosovës?

Kosova Times
Last updated: 2025/06/18 at 9:33 AM
Kosova Times Published June 18, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

Qytetari i Kosovës ka votuar. Ka shpresuar. Ka pritur. Dhe po pret ende. Në vend që të shohë qeveri funksionale dhe institucione që marrin vendime në shërbim të tij, po shikon një kastë politike që sillet sikur pushteti është pronë private dhe Kuvendi një teatër për pazare e interesa personale.

Pytja që sot buçet në mendjet dhe zemrat e njerëzve është e thjeshtë:
Edhe sa duhet të presim ne, qytetarët, që deputetët – ata që vetë i zgjodhëm – ta formojnë qeverinë?

Përfaqësim apo kapje e votës?

Kur votuesi shkon në kuti të votimit, ai nuk zgjedh një emër për t’u bërë i famshëm apo i pasur. Ai zgjedh një përfaqësues, një zë në Kuvend që do të jetë i zëshëm për hallet, nevojat dhe sfidat e popullit. Por çfarë ndodh kur ky përfaqësues, pas votës, harron popullin dhe i përkushtohet tekeve personale, gotës së vet dhe planeve të tij politike?

A është ky përfaqësim, apo tradhti ndaj besimit qytetar?

Kuvendi i bllokimeve, jo i zgjidhjeve

Në vend të një Kuvendi që prodhon ligje, kemi një Kuvend që prodhon krizë. Në vend të një qeverie që reflekton vullnetin popullor, kemi pazare politike për poste, hakmarrje mes partive, dhe bllokim të çdo procesi institucional.

Kush humb nga kjo? Qytetari i zakonshëm.

Ai që nuk ka punë.
Ai që mezi po ia del me çmimet dhe shumë probleme tjera që botrish jan të njohura për ne, ndërsa deputetët marrin rroga e majme.

Koha e përgjegjësisë, jo e harresës

Deputetët e zgjedhur duhet të kuptojnë një gjë thelbësore: Vota nuk është çek i bardhë. Është një besim që duhet respektuar me punë, përkushtim dhe veprim. Të mos harrojnë se populli që i ngre, mund edhe t’i rrëzojë.

Nëse nuk janë të gatshëm të formojnë qeveri, të krijojnë stabilitet institucional dhe të përfaqësojnë interesin e përgjithshëm, atëherë le të japin dorëheqje dhe të kthejnë mandatin.

Përfundim

Kosova ka nevojë për përfaqësues që e duan vendin më shumë se veten. Qytetari nuk mund të presë pafund. Durimi nuk është i pashtershëm. Në demokraci, pushteti nuk është rehati – është përgjegjësi.
Dhe sot, qytetari e pyet me të drejtë:
A jeni aty për ne, apo për vete?

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times June 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mjeku ushtarak ukrainas shpëton jetë në të dyja anët

Kosova Times Kosova Times March 2, 2023
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Përmes fotove ilustrohen ngjarjet kryesore të 2022
Bie fluksi edhe në pikat kufitare Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Refsdal: Fotografitë e video-xhirimet të përdoren për mësimin e historisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?