By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LAJMET SENSACIONALE NËPËR MEDIAT JOPROFESIONALE NË KOSOVË!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > LAJMET SENSACIONALE NËPËR MEDIAT JOPROFESIONALE NË KOSOVË!
Opinion

LAJMET SENSACIONALE NËPËR MEDIAT JOPROFESIONALE NË KOSOVË!

Kosova Times
Last updated: 2025/06/18 at 9:20 PM
Kosova Times Published June 18, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Ismail MUÇIQI

Energjia negative është bërë pothuajse shprehi në shumicën e mediave – televizive dhe portaleve të ndryshme – të cilat garojnë për të qenë të parat në publikimin e lajmeve sensacionale, shpesh pa i verifikuar ato paraprakisht. Këto dukuri po ndikojnë negativisht në krijimin e një atmosfere të shëndetshme dhe normale të jetës për qytetarët tanë. Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është mungesa e profesionalizmit ku shumë prej atyre që sot janë pjesë e mediave, të cilat shpesh janë themeluar më shumë për interesa materialo-financiare sesa për misionin e informimit të saktë të opinionit publik. Për vite me radhë, qytetarët janë bombarduar me lajme dhe tituj sensacionalë që shpesh mbartin tone defetiste dhe ndikojnë në rritjen e pasigurisë, stresit dhe mosbesimit në institucione. Kosova, një vend që ka dalë nga lufta me trauma të mëdha dhe plagë të thella, ende nuk është shëruar nga pasojat që armiku ia shkaktoi. Këto pasoja janë të pranishme në pothuajse çdo familje Kosovare. Qytetarët kanë nevojë për lajme pozitive, për tema relaksuese e edukative, të bazuara në argumente dhe fakte, me shembuj të mirë dhe frymëzues, që duhet të jenë synimi i çdo mediumi serioz e me përgjegjësi ndaj publikut. Pothuajse e kemi harruar kur kemi parë për herë të fundit një reportazh nga ndonjë fabrikë apo ndërmarrje ku vlerësohen rezultatet e punës, ku rritet produktiviteti, ku njerëzit marrin rroga të dinjitetshme, ku krijohen vende të reja pune dhe ku zhvillohet ekonomia e vendit. Po ashtu, prej vitesh mungojnë reportazhe nga fshatrat tona, ku zhvillohet jeta e përditshme, ku punohet me përkushtim në bujqësi dhe blegtori, ku arrihen rendimente të larta, dhe ku shumë familje mbijetojnë me nder e punë. Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh sepse edhe jeta mediale është infektuar nga mafia ekonomike e biznesore, e cila ka depërtuar në këtë fushë duke hapur portale dhe televizione private për interesa personale, familjare dhe financiare. Këto media po keqpërdoren për të legjitimuar veprimtari të dyshimta dhe për të kanalizuar fonde të pista, sidomos në ndërtimin e objekteve banesore e hoteliere në qytetet tona. Si rezultat i kësaj, jemi dëshmitarë të debateve politike tejet të tensionuara e polarizuese, të cilat vetëm sa i thellojnë ndarjet ndërnjerëzore në shoqëri. Kultura e komunikimit medial është degraduar në çdo aspekt për shkak të njerëzve të paarsimuar, të papërgatitur dhe joprofesionistë, të cilët sot kanë marrë fatin e informimit në duart e tyre dhe po e dëmtojnë rëndë etikën dhe misionin e gazetarisë në Republikën e Kosovës.

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

TAGGED: #Ismail Muçiqi
Kosova Times June 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Polonia po heton rolin e Shrëderit në përgatitjen e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
Osmani takohet me Rothin, flasin për hapat që e çojnë Kosovën më afër institucioneve euroatlantike
Policia gjen një zollë në Banjskë të Zveqanit
Policia e Kosovës arreston pesë persona në veri për sulm, kontrabandë dhe posedim të narkotikëve
Trump: Izraeli dhe Irani e shkelën armëpushimin me sulme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?