By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike publike në Komunën e Podujevës, investim afër 4 milionë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike publike në Komunën e Podujevës, investim afër 4 milionë euro
Lajme

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike publike në Komunën e Podujevës, investim afër 4 milionë euro

Kosova Times
Last updated: 2025/06/19 at 12:04 PM
Kosova Times Published June 19, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja në detyrë, Daulina Osmani, dhe bashkë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendosën gurthemelin e pishinës gjysmë-olimpike, në këtë komunë.

Pishina gjysmë-olimpike ka një vlerë investimi afër katër milionë euro, prej të cilave afër tre milionë e gjysmë euro janë investim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kurse pjesa tjetër investim i Komunës së Podujevës. Sipërfaqja e gjithmbarshme e ndërtimit do të jetë 4556 metra katrorë. Hapësirat përfshijnë përdhesen, katin e parë dhe podrumin. Në kuadër të këtij projekti parashihet ndërtimi i një pishine për not profesional dhe garues, një tjetër për fëmijë dhe hapësira tjera përcjellëse për rekreacion dhe gastronomi.

Kryeministri u shpreh se me këtë projekt qytetarët e Podujevës do të kenë mjedis të këndshëm, në të cilin ata do të mund të kujdesen për shëndetin e tyre përmes sportit të notit, por edhe të shoqërohen së bashku në një ambient publik i cili kujdeset për mirëqenien e qytetarëve. Ai falënderoi Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çekun, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Kjo do të jetë pishina e dytë publike gjysmë olimpike në nivel vendi, pas asaj në Komunën e Deçanit.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times June 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Monchengladbach-Leverkusen i Xhakës hap sezonin në Bundesligë

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë vizitoi Ukrainën
Nisma e PS, ShBA e BE këmbëngulin në nevojën e një procesi gjithëpërfshirës
Shërbimet ukrainase bastisin një manastir pas dyshimeve për lidhje me Rusinë
Tahiri: Diskutimi me Wieland, përmbajtjesor dhe shtytës për reflektim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?