By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DHTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrimin e automjeteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DHTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrimin e automjeteve
Lajme

DHTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrimin e automjeteve

Kosova Times
Last updated: 2025/06/19 at 3:02 PM
Kosova Times Published June 19, 2025
Share
SHARE

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për vështirësitë që po u shkaktohen shumë bizneseve me rastin e regjistrimit të automjeteve, si pasojë e Nenit 89, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2024.

 

Në një nojftim për medie nga DHTIK bëhet e ditur s ky nen përcakton se “pronari i mjetit nuk mund të bëjë regjistrimin, vazhdimin e regjistrimit apo ndërrimin e pronarit të mjetit, pa shlyer paraprakisht të gjitha gjobat për kundërvajtje në trafikun rrugor”.

Sipas këtij institucioni, kjo dispozitë ka krijuar një barrë të konsiderueshme administrative dhe financiare për bizneset, veçanërisht për ato kompani që operojnë me numër të madh automjetesh në sektorë të tillë si; transporti, logjistika, institucionet financiare, ndërtimtaria, shërbimet teknike, etj.

Gjithashtu, sipas DHTIK, i njëjti prodhon efekte negative për bizneset sepse pengon aktivitetin ekonomik të tyre duke iu pamundësuar bizneseve që të dalin në qarkullim dhe të ofrojnë shërbime dhe realizim të kontratave afariste.

”Aktualisht, ky nen po zbatohet në mënyrë të njëjtë edhe ndaj automjeteve që janë të regjistruara në emër të institucioneve financiare, pavarësisht se gjobat u përkasin ngasësve individualë, duke shkaktuar probleme të mëdha për to. Ky kushtëzim po cenon rëndë dhe po shkakton dëme operacionale dhe financiare për këto institucione, të cilat mbështesin sektorin privat përmes instrumenteve të financimit”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, sipas DHTIK, ky zbatim bie ndesh me Ligjin Nr. 03/L-103 për Lizingun, i miratuar në vitin 2009, i cili rregullon marrëdhëniet mes palës që ofron dhe palës që shfrytëzon mjetin.

”Ky nen krijon probleme me transparencën administrative: Në disa raste, bizneset nuk janë të informuara me kohë për gjobat e shqiptuara, veçanërisht për gjobat e pa-dorëzuara fizikisht ose ato të krijuara me radarë të automatizuar. Mungesa e mekanizmave alternativë, aktualisht nuk ekziston mundësia që bizneset të regjistrojnë automjetet dhe paralelisht t’i kontestojnë ato”, thuhet në njoftim.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon që kjo formë e kushtëzimit të bizneseve të ndalohet menjëherë sepse cenon klimën e përgjithshme afariste dhe konkurruese në vend, si dhe pengon zhvillimin e lirë të aktivitetit ekonomik.

You Might Also Like

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

Kosova Times June 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shpërthen te PSG-ja, përkeqësohen raportet mes Enrique-s dhe Mbappe-s

Kosova Times Kosova Times December 19, 2023
IPK rekomandoi suspendimin për dy zyrtarë policorë
Mësimdhënësit në Rumani hynë në grevë për paga më të mira
Ukraina kap dy trupa të Koresë së Veriut për Rusinë
Aksident mes tri veturash në Klinë, lëndohen tre persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?