Në njoftimin e policisë rajonale në Ferizaj theksohet se çdo pako ka pasur një vlerë prej 140 eurosh.

Këto pako janë siguruar nga të hyrat e grumbulluara gjatë aktivitetit humanitar “Vrapojmë me Policinë Tonë”, minimaratonë kjo e mbajtur më 12 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt.

“Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit, shëndetit dhe sportit në shërbim të komunitetit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit në minimaratonë, të cilët përmes blerjes së fanellave kontribuuan në sigurimin e këtyre pakove ushqimore për familjet në nevojë”, thuhet në njoftim.