Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”.Kjo njësi që ishte ndalur dje në mënyrë të paplanifikuar, është kthyer në funksion sot në orën 08:00.
“Rikthimi i njësisë është mundësuar falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit të Termocentralit “Kosova A”, të cilët kanë punuar pandërprerë, përfshirë edhe ndërrimin e tretë. Procesi i startimit ka filluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:00. Aktualisht, njësia A3 është në operim të rregullt dhe gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftim.