Sipas njoftimit zyrtar të MAShTI, provimi është mbajtur në 158 qendra të testimit, ku maturantët janë sistemuar në gjithsej 1335 salla.” Ministria bën të ditur se testi ka nisur në kohë dhe nuk janë raportuar parregullsi të theksuara.

Sipas raporteve të komisionerëve, testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje të theksuar,” thuhet në deklaratë.

Megjithatë, MAShTI ka theksuar se janë marrë masa ndaj atyre që kanë shkelur rregullat gjatë testimit. “Për shkak të përdorimit të telefonave kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve,” thekson ministria, duke shtuar se një raport më i detajuar lidhur me procesin do të publikohet javën e ardhshme, pas përpunimit dhe analizimit të raporteve të dërguara nga kryetarët e qendrave të testimit.

MAShTI ka shprehur mirënjohje për të gjithë të përfshirët në mbarëvajtjen e këtij procesi.