By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një paralajmërim kundër paqësimit – Intervistë me Karl von Habsburg (Pjesa I)
December 21, 2025
Adnan Rrustemi: Mos lësho pe po bashkon kudo qytetarët për siguri e begati
December 21, 2025
Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende
December 21, 2025
Rrotull me rosë me mbushje aromatike dhe salcë portokalli
December 21, 2025
Braciole me mish viçi: Rrotull italian me pecorino, majdanoz dhe fara pishe
December 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
Turizëm

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/23 at 10:31 AM
Kosova Times Published June 23, 2025
Share
SHARE

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) kontrollon rregullisht cilësinë e ujit në vendet e Evropës.

Të dhënat e raportit të fundit të EEA-së (20.06.2025), u referohen analizave të bëra në 22,000 ujëra natyrore-bregdetare, liqenore dhe lumore – në 27 vendet e Bashkimin Evropian si dhe në Shqipëri dhe Zvicër.

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, ujërat bregdetare kanë përgjithësisht cilësi më të mirë se ato të lumenjve ose të liqeneve.

Cilësia më e mirë e ujërave u konstatua në Qipro, Bullgari, Greqi, Austri dhe Kroaci. Në këto pesë vende 95% ose më shumë e ujërave natyrore kanë cilësi të shkëlqyer.

Në Qipro, e cila kryeson renditjen për cilësinë e ujërave, EEA-ja i vlerësoi 97.6 përqind të ujërave si të shkëlqyera.

Kurse Austria ra këtë vit nga vendi i dytë në të katërtin me 95.8 përqind të ujërave të lumenjve dhe të liqeneve të vlerësuar me “cilësi uji të shkëlqyer”. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 96.9 përqind.

Shumica e ujërave natyrorë në Evropë, janë në një “gjendje të shkëlqyer” nga pikëpamja bakteriologjike.

Megjithatë, ndotja kimike e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore mbetet e konsiderueshme dhe mund të përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, vuri në dukje Agjencia e Mjedisit.

Shqipëria renditet e fundit

E dobët është cilësia e ujërave edhe në Hungari, Estoni dhe Poloni. Shqipëria është në fund të listës.

Vetëm 41.2 përqind e 119 ujërave të analizuara të deteve, të liqeneve apo të lumenjve në Shqipëri morën “notë kaluese” nga EUA. 16 përqind e tyre morën vlerësimin “shkëlqyeshëm”.

“Është e domosdoshme të identifikohen burimet e ndotjes në zonat e pellgut të këtyre ujërave dhe të zbatohen masa të integruara për menaxhimin e ujit për të rikthyer cilësinë e ujit në nivelin minimal të nevojshëm për t’u larë”, kërkon EEA.

Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit, kufizohet në matjen e dy parametrave që ndikojnë ndaj shëndetit të atyre që lahen.

Agjencia mat përqindjen e baktereve intestinale coli, e njohur më mirë si E. coli, dhe të enterokokëve në ujë.

Të dyja mund të shkaktojnë sëmundje infektive tek njerëzit dhe tek kafshët. Ndotësit kimikë nuk janë pjesë e monitorimit të ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve./DW

You Might Also Like

Mes ujëvarash dhe shpellash

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat, Roma do t’ju bëjë për vete: 7 ëmbëlsira që nuk duhet t’i lini pas dore

Qendra zvicerane e skive po ndryshon të ardhmen e pushimeve dimërore

Roma do t’u kërkojë turistëve tarifa për hyrjen në Shatërvanin Trevi

Kosova Times June 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për datën 23 Shkurt

Kosova Times Kosova Times February 22, 2024
Qeveria pranoi se ka kopjuar përvojën e Kinës për të kontrolluar Rusinë
Të harruar në veri
Biserko tregon planet e politikës zyrtare serbe me protestat
Për këta që po mundohen të na bindin se që Qeveria Kurti s’ ka bërë asgjë të mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?