Kosova do të jetë për herë të parë nikoqire e Konferencës e 41-të Ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane të Kartës Rinore, prej anëtarësimit në vitin 2023.
Në këtë konferencë do të flasin për Kartën e cila është e qasshme në formë digjitale në të gjitha gjuhët zyrtare të vendit tonë, kurse përmes kësaj karte të rinjtë do të kenë qasje në mbi 60,000 zbritje dhe benefite në transport, akomodim, kulturë, sport, arsim, shërbime dhe produkte kudo në Evropë.
Konferencës, e cila do t`i vazhdojë punimet gjatë tërë javës, t’i bashkohen edhe përfaqësues nga 38 shtete.