By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?
Opinion

Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 8:59 AM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

Vota është arma më e fortë e qytetarit në demokraci. Por çfarë ndodh kur ajo armë keqpërdoret, injorohet apo përdoret për interesa të ngushta partiake? Në zgjedhjet e fundit qytetari i Kosovës votoi me shpresë. Por sot, shumë prej nesh ndihen të tradhtuar. Pyetja që po shtrohet me të drejtë është: kush na e dogji votën këtë herë?

  1. LVV – Premtimet e mëdha, zbatimi i vonuar

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, kishte përgjegjësinë kryesore për të formuar institucionet. Por përkundër fitores, ajo po dështon të krijojë një qeveri funksionale. Konsultimet formale, arroganca ndaj opozitës dhe përdorimi i gjuhës përçarëse po e pengojnë ndërtimin e konsensusit. A e përfaqësoi votën e qytetarit si duhet?

  1. PDK, LDK, AAK – Opozita që nuk po e di çfarë do

Partitë opozitare, në vend që të jenë alternativa serioze, janë bërë pjesë e lojërave të numrave, bllokimeve dhe llogarive për interesa partiake. Herë dalin me deklarata, herë heshtin, por gjithmonë janë në pritje që “të përfitojnë” nga situata. A janë këto parti zëri i qytetarit apo i kalkulimeve politike?

  1. Populli i anashkaluar

Kuvendi i Kosovës është kthyer në një skenë bosh pa kryetar e pa qeveri funksionale. Institucionet janë në ngërç, ndërsa qytetari pret me shpresë që vota e tij të mos jetë djegur më kot. Prej 58% që votuan, shumica ndihen të papërfaqësuar.

Sot, më shumë se kurrë, duhet të themi me zë të lartë: vota nuk është pronë e partive politike. Ajo është kontratë që populli ua jep për t’i përfaqësuar me nder dhe përgjegjësi. E nëse e dogjën këtë votë – qofshin nga pushteti apo opozita – do të duhet ta paguajnë në zgjedhjet e ardhshme sepse qytetari nuk harron.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria e jashtme e Serbise thote se Ligjet për Kosovën synojnë të mbrojnë të drejtat dhe sigurinë e serbëve!

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
“Të gjithë janë kundër nesh”: Iranianët i brengos ideja e luftës
Hamasi: Me emirin e Katarit shqyrtuan masat e nevojshme për garantimin e armëpushimit
Trepça shpallet kampione e Kosovës në basketboll
Mërgimtarët votojnë në Zagreb
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?