By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vuçiç po justifikohet para rusëve”: Si shkruajnë mediat rajonale për vendimin e presidentit që Serbia të ndalojë të gjitha eksportet e armëve?
June 24, 2025
INSTAT: Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj, 95% nga Europa
June 24, 2025
Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës
June 24, 2025
Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez po planifikojnë ‘dasmën e shekullit’ në Venecia. Vendasit reagojne
June 24, 2025
Bloomberg përshkroi një skenar të një pushtimi të mundshëm rus të vendeve baltike
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për punime ndërtimore të kundërligjshme në qendër të qytetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Aktakuzë për punime ndërtimore të kundërligjshme në qendër të qytetit
Uncategorized

Aktakuzë për punime ndërtimore të kundërligjshme në qendër të qytetit

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 10:24 AM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.J., – person përgjegjës i personit juridik, dhe “E.I.”Sh.P.K. – person juridik, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 360 par.1 dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” nga neni 406 , të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga data 05.04.2024 dhe në vazhdimësi deri më datë 23.04.2024, në Prizren në rrugën “Adnan Krasniqi”, i  pandehuri I.J.,- si person përgjegjës i personit juridik dhe “E.I.” Sh.P.K– person juridik, veprojnë në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit, në atë mënyrë që në ngastrat kadastrale në Prizren, gjatë zhvillimit të punimeve kanë filluar ndërtimin e aneksit (shtim ndërtimit) të bazës së penthausit mbi bazën e katit të shtatë (VII) të objektit për banim kolektiv me lokale afariste, duke tejkaluar projektin kryesor të aprovuar me leje ndërtimi, përkundër faktit se Inspektorati i urdhëron që të ndërpriten punimet. Të njëjtit vazhdojnë me realizimin e punimeve edhe pas ndërprerjes duke bërë betonimin e aneks pllakës së penthausit, mbi pllakën e aneksit të penthausit betonohen dy shtylla dhe trau.

Po ashtu, të pandehurit e lartcekur, në mënyrë të kundërligjshme heqin shiritat e ngjitur nga zyrtari i autorizuar- Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, të cilët i kishin vendosur për ndalimin e punëve ndërtimore në penthaus, duke vazhduar me punët ndërtimore në objekt.

Me këto veprime, të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprat penale  “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Jashari në takim lamtumirës me atasheun kroat të mbrojtjes

Kancelari gjerman, përshëndet armëpushimin mes Izraelit e Iranit

“Ra ky ‘mort’ e u pamë.”

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë po afrohet, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Delegacioni arbëresh në Kosovë, thellohet lidhjet kulturore

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kraja: Ditë zie për letërsinë, por edhe çaste të mburrjes

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Të premten festohet Kurban Bajrami, BIK tregon se kur do të falet namazi
ShBA: Tërheqja e Rusisë nga Hersoni, fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE
Një person po dyshohet për sulm seksual në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?