By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KOMF dhe UNICEF: Rënie shqetësuese në zbatimin e masave të diversitetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KOMF dhe UNICEF: Rënie shqetësuese në zbatimin e masave të diversitetit
Lajme

KOMF dhe UNICEF: Rënie shqetësuese në zbatimin e masave të diversitetit

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 2:27 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë, mbajti një konferencë për prezantimin e Vlerësimit të sistemit të drejtësisë për fëmijët në konflikt me ligjin, me fokus të veçantë në zbatimin e masave të diversitetit.

Në panelin e konferencës morën pjesë Ministrja e Drejtësisë në detyrë, znj. Albulena Haxhiu, Prokurorja në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura Pula, si dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Kosovë, z. Dren Rexha.

Qëllimi i konferencës ishte të paraqesë gjetjet kryesore të vlerësimit dhe të nxisë diskutim institucional mbi sfidat dhe rekomandimet për përmirësimin e sistemit të drejtësisë për të mitur në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës.

Vlerësimi tregon se megjithëse sistemi ligjor për të mitur në Kosovë është në përputhje të konsiderueshme me standardet ndërkombëtare dhe ofron një bazë të qëndrueshme për zbatimin e masave të diversitetit, zbatimi praktik i këtyre masave mbetet i kufizuar dhe i fragmentuar.

Sipas gjetjeve, ka një tendencë shqetësuese të rënies së përdorimit të masave të diversitetit, gjë që bie ndesh me frymën e Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Ndër sfidat e identifikuara janë mospërputhjet mes Prokurorive Themelore, mungesa e qartësisë ligjore dhe moszbatimi i masave të reja të përfshira në Kod.

Në konferencë u theksua se promovimi dhe zbatimi i këtyre masave janë thelbësore për të shmangur ndëshkimin formal penal dhe për të garantuar trajtim më të drejtë e efektiv për të miturit në konflikt me ligjin.

Ky studim u realizua në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm në Kosovë”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementohet nga UNICEF në Kosovë në partneritet me KOMF-in.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ruben Amorim nis zyrtarisht epokën e re te Manchester United

Kosova Times Kosova Times November 15, 2024
Këto shenja të horoskopit nuk do të dinë çfarë të bëjnë me paratë në vitin 2024
Insajderi: Oligarkët e lidhur me Kremlinin bëjnë biznes në Letoni
Zvicerani që jetoi me vuajtjet e kosovarëve
Barrot: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të shqyrtohet më vonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?